Lamtumirë Etrit

Etrit Berisha pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës

Etrit Berisha mund të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni. Sipas Corriere Dello Sport, gjatë  verës ekipi romak do t’i nënshtrohet ndryshimeve radikale në çdo repart.

Sipas të përditshmes italiane, portieri i Rijekas, Ivan Vargic, i blerë në dimrit do të transferohet te Lazio, në verë, dhe me shumë mundësi ai do të zëvendësojë Etrit Berishën.

Ish portieri i 2 Korrikut me shumë mundësi do të gjejë një tjetër ekip për të kërkuar më shumë minuta edhe pse gjatë këtij sezoni ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera me fanellën e ekipit romak.

Gjithsesi, një vendim përfundimtar do ta merre trajneri i ri që do të pasojë Stefano Piolin në fund të sezonit dhe aktualisht emri më i përfolur në kryeqytet është Sinisa Mihajlovic, e ardhmja e të cilit në Milano është e lidhur ngushtë me fatin e finales së Kupës së Italisë kundër Juventusit.   /gazetaexpress

SHPËRNDAJE