Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sapo është liruar nga gjykata franceze në Colmarit..

 

Nga i derguari yne special ne Colmar

Colmar, 27 prill  -Procesi gjyqësor ndaj tij në Francë sapo ka përfunduar. Haradinaj ishte arrestuar që nga 4 janari i këtij viti.. Ai mbahej peng  nga qarqet franko-serrbe dhe qarqete Prisht¨nes.Por me deshitmin e deamrkacionit deshoi edhe prcesi arbitrar ne Colmar,  raporton  agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” drejtpërsedrejti nga Colmar.

Ai gjendej i izoluar qe kater muja ne france, vitkime e njefra fletarresti serb qe as kesja radhe nuk i funksiononi, madje as me mqite  e tyre frtancez.. Ai gjykohej atje mbi akuzat e Boegradit, siç thuhej për “krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.” edhe spe >hartadidnaj dy here doli i paster nga trriobunali n dekrombëatre ne Hagë!

Gjykata në Colmar të Francës ka marrë vendim qe ta le të lirë dhe të kthehet në Kosovës, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është liruar sot pas katër muajsh qëndrim në Francë.

Nënkryetari i AAK-së Avni Arifi ka thënë për gazetën Bota sot se është lajm i mirë për çdo shqiptar dhe sado që e vonuar të jetë është drejtësi.

Ai ka njoftuar se ai do të jetë në Prishtinë në ora 19 ku dhe do t’i organizohet një pritje madhështore. Sonte, e enjte 27 prill, në orën 19:00, takohemi në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në tubimin masiv për pritjen e kryetarit Haradinaj!”,

Flet Haradinaj pas vendimit: Është fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë

Ish Kryeministri i Kosovës dhe tashmë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar sot nga Gjykata e Colmarit në Francë.

Haradinaj do të kthehet në Kosovë sot, ndërsa pas lirimit ai tha se përkundër që janë humbur katër muaj përsëri mund të jetë kjo një fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë.

“ Nuk e di sigurt a do të arrij në Kosovë, mirëpo fillimisht do ta marr pasaportën në Stransburg dhe pastaj besoj që do të arrij sot në Kosovë. Përkundër se është humbur një kohë prej katër muajve mirëpo mund të shihet si fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë” ka thënë Haradinaj para gjykatës.

 

SHPËRNDAJE