Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit duke përdorur dhjetëra dronë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar se Irani ka lëshuar ​​UAV-të nga brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë.

“IDF është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale. Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se IDF po monitoron të gjitha objektivat.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sistemet e mbrojtjes së vendit janë vendosur dhe se forcat e armatosura të Izraelit janë gati.

“Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon ne, ne e lëndojmë atë. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me gjakftohtësi dhe vendosmëri,” tha ai.

Sulmi sipas mediave  ndërkombëtare vjen pasi Izraeli javën e kaluar vrau një oficer të lartë në ambasadën e Iranit në Damask. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë janë përgatitur për një sulm hakmarrës nga Teherani.

SHPËRNDAJE