Ballina Lajme Aktuale Lajçak flet pas marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat: Uniteti BE-SHBA është çelësi i...

Lajçak flet pas marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat: Uniteti BE-SHBA është çelësi i suksesit në Ballkan

0

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka reaguar të enjten pas arritjes së marrëveshjes për targat.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se uniteti BE-SHBA është çelësi i suksesit në Ballkanin Perëndimor.

“Falënderoj Byron e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe zëvendësndihmësin sekretar amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilët kaluan ditët e fundit në Bruksel, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Uniteti BE-SHBA është çelësi i suksesit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.

 

 

SHPËRNDAJE