reffShkruan: Refik HASANI    Paralajmërimi se do të ndërtohet një  lagje, që do të vendosen të kthyer e pakicës Serbe në Mitrovicë dhe fillimi i punëse ndërtimore në këtë lagje  e që morrën pjesë liderët më të lartë të kishës Ortodokes Serbe,të partive dhe bartës të lartë të Serbisë. Kjo fletë që vërtet dëshirojn të investojn në këtë lagje.  Edhe emërtimin e ka të veqant  Lagja ,,Lugina e diellit’’, pasi sigurisht nga qielli dhe nga dielli është investim për të kthyerit e që drejtohet nga qendra e Beogradit e qarqe të ndryshme. Në kohën kur Republika e Serbisë sipas rexhistrimit të vitit 2011,zë vendin e pestë në Evropë për nga plakja e popullatës,në kohën kur Serbia ballafaqohet me borxhe publike ndaj kreditiorëve të huaj me mbi njëzet miliarde euro  e kështu me radh vërtet ky investim në këtë lagje është jetik,është nga dielli dhe nga qielli për ta mbajtur Mitrovicën ashtu si është. Analogjia, krahasimi dhe reciprociteti në këtë rast është se Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është një krahinë shqiptare e që u njohë në njëfarë mënyre si emërtim Lugina e Preshevës në luftën e armatosur të UÇPMB-ës dhe gjatë pregaditjes dhe arritjesë së marrëveshjes së Konçulit. Por Republika e Serbisë i diskriminion këto banorë në të gjitha kuptimet e jetës. Derisa ndërton shtëpi, banesa lagje në venndbanimet pakicës Serbë në Kosovë,Beogradi në Luginë të Preshevës vërtet ka mbetur nën hije, ka mbetur e shkelur,e nëpërkëmbur,e anatemuar, e harruar dhe e diskriminuar. Me dhjetra e qindra qytetar të kësaj krahine i lëshojn trojet  e të parëve si pasoj e mungesës së perspektivës, rregullisht ka ndjekje e gjygje politike për ushtarët, nuk ka investime, me dhjetra e qindra qytetar hiqen, shlyhen,fshihen e eliminohen qytetar të tri komunave nga vendbanime dhe nga librat amzë.

Mbi të gjitha edhe shqiptarë ka që i takojn kategorisë së të dëbuarëve,zhvendosurve dhe shpërngulurve shqipatrë jashta komunave të tyre.

A a thu kur do të investon Republika e Serbisë në këtë kategori pasi ende nuk i pranon.

Vërtet Lagja ,,Lugina e diellit’’ dhe krahina Luginës së Preshëvës kan dallime të mdha e aspak ngjashmëri,pasi Beogradi zyrtar duhet të gjej zgjidhje për të dyja. Nëse Beogradi, ka të drejtë t’u ndihmoj pakicës Serbe në Kosovë a thua kur Prishtina dhe Tirana do të pregadsin ndonjë plan,platform a program për investim të ndhmojn shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.Obligim ka Serbia që të respektoj pakicën shqiptare në Serbi e jo ti diskriminoj.

SHPËRNDAJE