Lady Gaga, këngëtarja më e pasur, më seksi dhe plotë fantazija

Kryetari i Bashkisë Bloomberg dhe Lady Gaga bejnë një puthje të shpejtë të Vitit të Ri. Nju Jorku, i cili organizon shfaqjen më të famshme të ndërrimit të viteve në Shtetet e Bashkuara, kishte ftuar emra të mëdhenj në ceremoninë festive, ndër të cilët Lady Gaga dhe Placido Domingo.

Forbes.com ka bërë një listë të femrave që fitojnë më shumë para në botën e muzikës përgjatë vitit dhe vendin e parë e zë Lady Gaga.

Këngëtarja ka fituar këtë vit rreth 90 milionë dollarë, shumicën e të ardhurave falë turit botëror ‘Monster Ball’.

Lady Gaga ka fituar më shumë se dyfishin e këngëtares së vendit të dytë, amerikanes Taylor Swift.

Vendet e tjera të renditjes plotësohen nga Katy Perry, Beyonce, Rihanna, Pink, Carrie Underwood, Celine Dion, Adele, Alicia Keys dhe Britney Spears.

 

Lady Gaga “kujdeset” të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave. Këtë herë, edhe pse jo me vullnetin e saj, emri i këngëtares, të saposhpallur nga Forbes si më e pasura në planet, po lakohet në gjykatat e Nju Jorkut.

SHPËRNDAJE