Laurieann Gibson, krijuesi dhe bashkëproducenti i videos më të re të Lady Gaga, “Juda” ka zbuluar se videoja do të jetë një ritregim i Biblës, ku Lady Gaga është në rolin e Maria Magdalenës, ndërsa Norman Reedus do të luajë Judën.

Ai thotë se video do të shokojë botën, ndërsa hedh poshtë zërat se ajo do të jetë blasfemuese.

Gibson shprehet, se ai vetë është i krishterë dhe beson se mesazhi që transmeton video është novator dhe i lirë.

Vetë Lady Gaga i tha MTV, se parasëgjithash unë jam vetë e krishterë, dhe karriera ime është dëshmi e perëndisë në jetën time. Po mendoj se shumica e njerëzve janë duke e paragjykuar videon për mesazhin që ajo do të përcjellë, por të jeni të sigurt se ky mesazh do të jetë sa i madh aq edhe i vërtetë.

“Kjo me të vërtetë do të shokojë botën”- tha Gaga

Përmbajtja biblike me bazë të diskutueshme mbi Judën ka të ngjarë që të krahasohet më videon e vitit 1989 të Madonës, Like a Prayer. Në videot e saj të mëparshme, Gaga për ngjashmëri të videove të saj me ato të Madonës.

SHPËRNDAJE