Kamer Zymberi, kosovari që jeton dhe vepron në Zvicër, po synon të fitojë ulëse në Kuvendin Komunal të Martigny në Zvicër, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ai po garon nën siglën e partisë PLR, derisa numri i tij është 1.13.

Përndryshe, Kameri është vëllai i drejtorit sportiv të klubit të futbollit “Drita” nga Gjilani, Valon Zymberi, i cili ka kerkuar mbeshtetjen e bashkatdhetareve per zgjedhjet e 15 nentorit.

 

“Të dashur miq!

Vëllau im Kamer Zymberi nga Gjilani i cili jeton dhe vepron në Zvicerr, ka fituar të drejtën që të kandidojë për këshillin e përgjithshëm të kuvendit komunal të Martigny nga partia PLR.

Dita e fundit e votimit do të jetë deri me 15 Nëntor 2020 dhe mbështetja e juaj është shumë domethenëse për rrugëtimin e tij politik në shtetin Zvicrran!

Duke ditur që mërgata jonë ka ndikim të fuqishëm në çdo aspekt, ju ftoj që të gjithë ju që keni familjarë apo të afërm që jetojnë në Martigny të Zvicrrës, ta mbështesni me votë.

Lista Nr. 1 – PLR

Nr. 1.13 – Kamer Zymberi

Faleminderit shumë!”, ka shkruar Zymberi, në profilin e tij në Facebook.

SHPËRNDAJE