Preshevë, 5 prill  -Gjeneratat pak më të moshuara të intelektualëve në Prishtinë, sot e kësaj dite krenohen me profesorin preshevar, Haki Limani. Ai është vrarë nga regjimi i Rankoviqit për shkak se ka dashur të reformojë grupet marksist-leniniste shqiptare, duke i bindur se ekzistimi i tyre është i dëmshëm për Kosovën, thuhet ne nje emison specila te KTV, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Ai dëshironte të shkatërroje grupet marksist leniniste. Kur e kuptoi Serbia se ky po dëshiron t’i shkatërrojë ato grupe që i vyjshin më tepër Serbisë, e likuiduan”, rrëfen Agron Sedllari, në dokumentarin e incizuar nga KTV, lidhur me rënien e Rankoviqit.

Mbeturinat e grupeve marksist-leniniste, për fat të keq sot e kësaj dite mbajnë pushtet te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni.

Rrëfimin për Haki Limanin mund ta përcillni nga minuta 10 deri në minutën 15.

SHPËRNDAJE