Shtetet që i kanë premtuar kryeministrit Hashim Thaçi, se do ta shqyrtojë njohjen e Kosovës është Kuvajti dhe Iraku

Në margjina të samitit në Stamboll të Turqisë, kryeministri Hashim Thaçi ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit. Ky i fundit ka thënë se shumë shpejt Kuvajti do ta shqyrtojë seriozisht njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe modalitetet më të mira për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve, njofton Zyra për informim e kryeministrit.

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Stamboll, ka zhvilluar të martën një takim edhe me zëvendëspresidentin e Irakut, Tarik al-Hashim, me të cilin ka biseduar për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Iraku dhe për ndërtimin e bashkëpunimit miqësor dhe me interes të të dyja vendeve. Në takim, zëvendëspresidenti irakian i ka premtuar kryeministrit Hashim Thaçi që Iraku në një të ardhme sa më të afërt do të shqyrtojë njohjen e Kosovës së pavarur, që do të hap rrugë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve. Në takim është biseduar edhe për mundësitë e shumta të bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të kryeministrit.

SHPËRNDAJE