Eksperti i qështjeve kushtetuese, Albert Krasniqi, me anë të një postimi të tijin në facebook, ka dhënë një sqarim sa i përketë asaj që thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në lidhje me situatën në të cilën ndodhemi, pas shkarkimit mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë.
Në këtë drejtim, Krasniqi ka kundërshtuar në një mënyrë edhe atë që Albin Kurti tha gjatë ditës së sotme, se zgjedhja e qeverisë së re brenda kësaj legjislature është anti-kushtetuese.

a postimi i plotë i Krasniqit në facebook:

Thirrja në precedent për shpërndarje të Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë, do të kishte kuptim sikur Kushtetua nuk do të kishte dispozita mjaftueshëm të qarta se si mund të veprohet në këso raste. Kushtetuta jonë është e qartë dhe jep opsione: i) nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re ose ii) shpërndarjen e Kuvendit.

Opsioni i dytë do të duhej të ishte vetëm si rezultat i mungesës së shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo, nëse ky është vullnet politik i 2/3-së së deputetëve të cilët do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit.

SHPËRNDAJE