Nga Hashim THACI

Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli, është ndër datat më të rëndësishme të kalendarit zyrtar të festave të Re publikës së Kosovës.

Këtë ditë, të gjithë qytetarët e Kosovës e presin dhe festojnë me krenari legjitime, sepse ky dokument i lartë juridik është kurorëzim i përpjekjeve shekullore të Kosovës për t’u bërë entitet i barabartë me kombet e lira dhe sovrane. Dita e Kushtetutës është ngjarje e rëndësishme politike, sepse Kosova për herë të parë sanksionoi vullnetin demokratik të qytetarëve të saj duke shprehur të drejta dhe obligimet e individit dhe të shoqërisë me frymëm më të lartë demokratike.

Kushtetuta e Kosovës shpreh më së miri qenësinë e qytetarëve të Kosovës si qytetarë të lirë dhe të Kosovës si shtet i pavarur dhe të gjithë jemi krenar me faktin që ajo është ndër dokumentet më të përparuara dhe më moderne në rajon dhe më gjerë. Tre vjetori i Kushtetutës, ashtu si trevjetori i Pavarësisë, janë data të thellimit të lirisë, të zgjerimit të demokracisë, të rritjes së tolerancës, emancipimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë sonë.

Qytetarët e Kosovës trevjetorin e Ditës së Kushtetutës e presin me përspektivë të qartë euroatlantike, me vazhdimin e njohjeve të pavarësisë së shtetit tonë dhe krijimin e kushteve për ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë

Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutë së Republikës së Kosovës!

SHPËRNDAJE