Dark Mode Light Mode

“Kush janë përsonat që plagosën Fetah Rudin, e me pas bën ndeshje dhe vdiqën në Shtime”?

Në emisionin Click, të transmetuar ditë më parë në tv21 është diskutuar për vrasjet politike qe kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Driton Selmanaj, ka thënë se të gjitha vrasjet që lidhen me vrasjet e luftës nuk mundën me u parashkrua.

Sipas Selamanajt, do të vijë një moment që dikush do të merret me këto vrasje.

Advertisement

Ai ka përmendur rastin e plagosjes së Fetah Rudit, aktivist dhe anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ishte plagosur nga persona të panjohur dhe sot e asaj dite ka mbetur në karrocë.

Selmanaj duke folur për këtë rast ka thënë se ka pas informata që ata të cilët kanë plagosur zotin Rudi kanë bërë ndeshje po në të njëjtën ditë, në Shtime dhe kanë vdekur, sapo janë larguar nga vendi i ngjarjes ku e kanë plagosur atë.

“Kush janë ata të vrarë, kush janë ata të mbytur që kanë pasur aksident, thjesht ku janë? Ata dihen, UNMIK-u ka pas të dhëna qysh në atë kohë, EULEXI i ka ato të dhëna dhe sot pse mos t’i ketë kryeprokurori i shtetit ato dhe të filloj atë hetim”. ka deklaruar Selmanaj./BS/

Deklaratën e Driton Selmanajt mund ta ndiqni nga minuta e 45.15

[yframe url=’https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=9Rf3WzJ6xd0′]

View Comments (1) View Comments (1)
  1. THOJN NJI FJALE POPULLORE “QKA SKA NE DETI”EDHE UN PO THOM QKA SKISH TE SHIPTARET NUK PO E DIKE NJERIU DERI SA PO I PROVONTE GJERAT.VETEM NE KOSOV MBASE LUFTE A E DINI MORE POPULL… SA NJERIU ESHT VRA… KIT TRADIT NUK E KAN PAS SHIPTARHANJA NE MES TE DITES MU VRA NJERI E MUS ME KUPTUE KUSH E VRAU KJO ESHT MU TRANUE NJERI, SA E SA NJERIU U VRA KESHTU SOT JAN HUMB GJURMET PO KJO TE BAN MU QMEND NJERIU, PO KUR SKIE PLOICI E LIGJ E SHTET KESHTU NDODH SHKON NJERIU SI QENI UN RRUSH KERKUSH NUK E ZBULON, NUK MIRREN ME KTO GJANA PO SIKUR SKA NDODH KURGJA…JAN VRA NJERZIT MA TE AFTE E MA TE ZGJUET TE KTI POPULI PERQKA VETEM PER PUSHTET .. E DIN E DIN ATA PESHQIT E MDHEJ SIDOMOS KTA TE PDK… PO KUR SKIE SHTET KESHTU HUMBEN GJURMET,MIRPO KURANI THOT GJAKU KURR NUK HUMB A SOT A NESTRA PA U ZBULUE NUK BAN.DIKUSH DUHET MU PERGJEGJ PER KTO KRIME…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 10 =

Previous Post

UIT nga Gjeneva demanton Edita Tahirin, për kodin telefonik 383

Next Post

Kocijancic: BE-ja fton palët për bisedime konstruktive mbi Telekomunikacionit

Advertisement