Ajaz Emini nje veprimtar i shquar nga LLojani i Kumanoves me uniforme ushatarake amerikane ne pritje te sekretares se SHBA-ve Medlin Ollbrajt ne një pike rrezistence gjatë luftës së Kosovës!

Ajaz Emini nga fshati Llojan i Kumanovës si shume shiptare nuk e zodhji mergimin, por ja imponoi regjimi “Jugosllav” dhe ai si student i gazetarisë ne Universitetin e Prishtinës ishte i detyruar të largohet nga vemndliondja ne vitin 1979 per te gjetur nje strehim te sigurt dhe me perspektive. Ai kishte zgjedhur  SHBA-tepër edhje spe larg,  shkak të përndjekjes nga pushteti serb.

Ajaz Emini i cili brenda nje muaji, gjate bombardimeve te Serbise mbante dy uniforma ushtarake, ate amerikane dhe ate të UCK-s

Ajaz Emini dhjetë vite e ka mbajtur “top-secret” per shkak marrëveshjes me forcat amerikane,  se ihstze ne lidhje dhe bashkpunim te ngusht me me forcat e NATO-s  të cilat çliruan Kosovën. Pas nje decenie bashkebiseduesi yne Ajaz Emini nga fshati Llojan i Kumanovës, ka pranuar të flasë për here parë haptazi per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” lidhur me detyrën dhe rolin që ka pasur si pjesëtar i forcave amerikane.

Në vitin 1998 vendos t’i bashkohet formacionit ushtarak shqiptaro-amerikan “Atlantiku, që t’i bashkëngjitet UÇK-së. në të njëjtën kohë ai merr ofertë nga ushtria amerikane dhe e pranon, pasi vlerëson se aty mund të japë kontribut më të madh.

“UÇK përmes informonte gjeneralin shqiptar Kudusi Lame për pozitat e forcave serbe në Kosovë, duke ia dërguar koordinatat për vendndodhjen e tyre. Më pas unë i përktheja ato të dhëna dhe i dërgoja në selinë e NATO-s në Bruksel. Prej Brukseli urdhri shkonte në Aviano prej ku niseshin aeroplanët e NATOs dhe bombardonin forcat serbe”, thote ne fillim te intervistes z.Ajaz Emini ket interviste ne vijim për agjencin e lajmeve “Presheva Jonë”

  • Z.Ajaz Emini, si shume shqiptare ne at “Jugollavine” e brishte edhe ju ishin viktime e debimit, qe u deteruat te merni valixhet dhe te gjeni strehim ne perendim , per nje jete me te sigurt dhe me te mire. Mund te na e pershkruani rrugen nga Llojani i Kumanoves deri ne Amerike?

Ajaz Emini: Pas gjimnazit vendosa të regjistroj aktrimin në Zagreb, mirëpo dështova nuk më pranuan, pastaj me vonesë shkova dhe regjistrova Drejtësi-Gazetari në Prishtinë! Jeta studenteske në Prishtinë ishte shumë e vështirë, banoja ilegalilsht në “Dom” të studentve te djali i dajës; Muharrem Shaljani i cli ishte student në Drejtësi! Një mbrëmje në domin e studentve u shkruajtën shumë parolla anti- jugosllave dhe u shpërndan afishe… Pas disa ditësh heret në mëngjez, aty nga ora 5 erdhën edhe na arrestuan mua dhe djalin e dajës. Na mbajtën në hetime në stacionin policor të Prishtinës tërë ditë me lloj-lloj metodash. Siq shifet nga dosjet neve kishim qenë në përcjellje veçse një kohë të gjatë për çka u informuam më vonë. Padrejtësit ishin gjithkund nga pushteti sllev ndaj shumicës shqiptare. Urrejtja ishte në kulminacion kështu që vendosa që të largohem nga shteti Jugosllav. Ndërpreva studimet dhe ika me një shok sëpari në kampin emigrues në Austri. Aty qëndruam 8 muaj për derisa na u rregullu udhëtimi për në Australi apo Amerikë. Unë zgjodha Amerikën sepse atje kisha dajen me gamilje dhe më 21 Qershor 1979 udhëtova përtej oqeanit.

  • Nder shiptaret ne Amerike e gjetiu njiheni si aktivist dhe veprmitar i shquar , sidomos para dhe gjate luftes ne Kosovë qe ishte vazhdimisht ne kontakt me NATO-n dhe diplomacine amerikane. Mundd te na thoni dic me shume ne kete drejtim, per rolin e juaj gjate luftes, clirimit te Kosovës?

Ajaz Emini: Fillimi në Amerikë nuk ishte edhe aq i leht mirëpo me ndihmën e dajve Feratit dhe Sedushit mallëngjimi për familjen, shokët dhe vendlindjen disi përballohej! Përveç punës për ekzistencë menjëherë fillova aktivitetet nëpërmjet Ammnesty International, ndihmën ndaj të burgosurve politik në ish Jugosllavi. U Aktivizova në grupin e Ammnestys në Cleveland, Ohio dhe menjëherë morëm përsipër për ta e çfaq fytyrën e vërtetë sllave ndaj shqiptarëve në Jugosllavi. Gjatë kësaj kohe edhe djali i dajës; Muharremi arrestohet me shokët e tijë dhe dënohet 5 vjet birg si anti-jugosllav dhe në të njejtën kohë bastiset shtëpia ime në Llojan në kërkim timin, konfiskojn literaturën time dhe ma arrestojn vëllaun Murtezanin të cilin më vonë e lirojnë. Me Ammnesty International i bëmë ankesë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe shtetit Jugosllav për keqtrajtimin e të burgosurve politik në Jugosllavi siq ishte Adem Demaqi dhe shumë shumë shqiptar të tjerë. Gjatë takimit me Demaqin pas burgut ai shumë ka qenë mirënjohës për punën tonë në Amerikē… Aktiviteti tjetër ishte edhe ai pas prishjes së mureve të shtëpive shqiptarëve të rrethit të Kumanovës pasi se une furnizova Kongresistët dhe Senatorët Amerikan me foto që i kisha bërë vetë nga vendgjarja.. për të cilën detyrë pata shumë letra interesi si nga; Bob Dol, Tom Lantos, Suzana Molinari, Metzembaum, Brumfield, John Glen dhe shumë të tjerë të cilët më premtonin se do të kërkoj përgjegjësi nga pushteti Jugosllav… Gjatë kësaj kohe isha pjesmarrës i disa demostratave shqiptare si në Nju Jork dhe Washington DC. Tani pasi filloi lufta e armatosur e UÇK’s shumë gjëra dolën në sipërfaqe të pushtetit sllav që gjithandej arrestonte, torturonte, vriste, helmoste pjestarët e popullatës shqiptare. Aty nga Shkurti i 1999 veçse ndëgjova se po pregaditet grupi i shqiptarëve të Amerikës dhe kisha interesin ti bashkangjitem kur rastësisht në një gazetë kroate pash se kërkohen shqiptaro-amerikan për Departmentin e Mbrojtjes të Amerikës. I mora në telefon dhe më thanë se na duhet një grup ti bashkangjitet forcave të ushtrisë Amerikane në fillim në Shqipëri e më vonë nē Kosovë. Po i thash menjëherë sëbashku me bashkëshorten, Kaçanikasen Shahadije Hoxha e mbesa e nji patrioti të madhë Mulla Ismajlit, por mē jepni pak kohë ti tregojm në punë sepse kishim pozitë menaxheri unë në një restorant e kurse Shahadija ishte menaxhere në Mariot Hotel e më vijke keq që përnjëherë të ndërpresim punën pa kurrëfar njoftimi… Ata u pajtuan që të na presin disa ditë. Në punë i tregova se do të shkoj të jem pjestar Linguist i Armatës Amerikane dhe pas 2 ditësh sëbashku me Shahadijen udhëtuam për Washington DC ku do të kryenim punën administrative, intervistat, testin e gjuhëve, Security Clearance dhe kontrollet mjeksore dhe aty bëmë marreveshtjen që unë menjëherë ti bashkangjitem kurse Shahadija pas përfundimit të shkollēs, aty nga Qershori.

U këthyem në Cleveland në shtëpi te fëmijt; Liridona 7 vjeç dhe Mimoza 6 vjeç qê ishin në shkollë. Dy ditë më vonë unë udhëtova për në Bazën e Ushtrisë Amerikane në Fort Benning në Gorgia ku do të ushtronim disciplinat luftarake, furnizimin me pajisjet ushtarake dhe vasinimin! Pas 3 ditësh sëbashku me kontingjentin ushtarak fluturuam për në Gjermani dhe pastaj nga Baza e Aviacionit Ushtarak Amerikan në Gjermani fluturuam me avionë te mëdhë ushtarak sëbashku me tanke dhe sende tjera për në Rinas të Shqipërisë. Në Rinas më aktivizuan me njësitin e altilerisë ku për detyrë kishin kalibrimin e altilerisë raketore në rast të ndërhyrjes së kambësorisë amerikane në Kosovë. Me njesitin e altilerisë u nisëm drejt kufirit të Kukësit, dhe në afërsi të Pukës ndaluam për disa ditë, aty ku erdhën me helikopter special për të na morë Njësiti i Forcave Speciale Amerikane! Aty isha me një Pejanbi cili kishte qen mjek në Kosovë e tani jetonte në Amerikë.  Me Forcat Speciale shkuam në Kukës atje ku ne do të ishim si urë lidhëse e UÇK dhe akcionit të bombardimeve të NATO’s. Në Kukës u vendosëm unë dhe 6 pjestë të Forcave Speciale të Armatës Amerikane në garnizonin e Policisë Ushtarake të Shqipërisë ku ishim në lidhje të përherëshme me Gjeneralin Kudusi Lama nga i cili merrnim informatat e UÇK’ës të lëvizjeve të forcave sërbe, pastaj unë përktheja informatat dhe verifikoja koordinatat për bombardime nga aviacioni i NATO’s. Aty veprova deri më 6 Qershor 1999, atëhere kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës-Marrëveshja e Kapitulimit sërb!!! Pas luftës u këthyem dhe fluturuam nga Rinasi-Brindisi-Shkup dhe pastaj me automjete ushtarake për Elez Han dhe shkuam në Sojevë atëhere kur nuk ishte Boondstel’i. Në Kosovë mu bashkangjitë edhe bashkëshortja Shahadija me të cilën gjerë në largim nga Kosova punuam dhe sëbashku vumë themelet e gjykatave të Kosovës, si ajo e Gjilanit, Vitisë dhe Ferizajit..

Ajaz Emini si “Azem Bejta e Shota Galica” ne lufte, ne njerin krah mbante pushken, e ne tjetrin krah gruan nga Kacaniku 

  • Shpesh here per ju, per Kosoven dhe shqiptaret kane shkruar edhe mediat amerikane. Ne bisede me ta, cfare ishin te interesuara ato?

Ajaz Emini: Po kemi pas disa shkrime se si për vendlindje lam profesionet tona dhe iu bashkangjitem forcave ushtarake që ishin nisë për të luftuar pushtetin gjakpirës sërb, një ushtri mjaft e organizuar dhe e armatosur deri në dhëmb e ndoshta gjatë luftimeve ndoshta edhe do të pësonim… Nga Rinasi kemi një shkrim nga gazetari i Associed Press i cili e titullon “SHQIPTARO AMERIKANI I PËRGJIGJET THIRRJES SË DETYRËS” “Albanian-American responds to a call to duty” e cila u botua në faqet e shtypit më të madhë botëror. Gjithashtu ka pas edhe shumë media tjera që kan bërë shkrime se si iu bashkova armatës amerikane në ndihmë të popullit tim shqiptar.. Gjatë kësaj kohe kam pas rastin të takoj disa personalitete të mëdha si Clark, Clinton, Ollbright dhe shumë të tjerë.

  •  Sot pas 20 vitesh te clirimit te Kosovë si e vleresoni situaten ne rajon. Cfare mendoni për manovrimet e lidereve te Kosoves, rreth zhagitjes se zgjagitjes se qeverise se Kosovës a eshte jkoha per këso lojera poltike dhe luksesh?
Ajaz Emini: Sot pas 20 vitesh nga çlirimi Kosova ka përparu në shumë sfera bukur mirë mirëpo ne kemi udhëheqësi të ligë e kjo është që e gjithë bota më tepër na njef për korrupcion dhe mosrrespektim të ligjit. Ata që aq shumë dhanë për Kosovën tani u këthyen pas hajnisë edhe po shkatrrojn të gjitha të mirat e bëra! Gjynah nga populli që aq shumë sakrifikoi… Koha tani është pēr ndryshim, na duhen futyra të reja dhe të shkolluara të na udhëheqin. Mjaft ma se u lodhëm… Sa mirë u kryen votimet, ishin shembull e tani jan kap pas karrikave. Nuk shkon ashtu se çka po na pëlqen por çka të takon. Mendij se fituesi duhet të zgjedh. Jemi fitues të disa medaljeve si ajo që iu dha vetëmse ushtarakëve amerikan që shërbyen nga Shqipëria “KOSOVO CAMPAIGN” nga Ushtrisa Amerikane dhe ajo e “NATO”s si dhe gjithashtu edhe “MIRËNJOHJEN” nga Kongresi Amerikan për kontributin e dhënë në çështjen Shqiptare.
  • Meqe jeni nga Maqedonia, viteve te fundit ka pasur shume zhvillime, madje edhe tragjike ne kete ish-republike jugosllave, nese kemi parasysh zhvillmet tragjike ne Kumanove e cila per pak ore mori pamjen e”Afganistanit”. Mund te thuhet cka ishte fjala aty, cka po zihej rreth Kumanoves?
Ajaz Emini: Po unë jam nga Llojani, nga pika kufitare Serbi-Iliridë (Maqedoni e veriut), ku na ndanë gati 30 vjet nga vëllezërit tanë Miratoc-Preshevë. Edhe në Maqedoni kemi BDI’n krahun e luftës e cila ka dështu plotësisht, të cilët i janë dhënë hajnisë dhe nuk ia ndin për popullin e shkretë i cili gati emigroi i tërë. Nē të gjithë Karadakun e Kumanovës asnjë fabrikë apo vend punësimi, ku është BDI e cila ka pushtetin? Pastaj montimet politike e sidomos atij të grupit të Kumanovēs të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm.. Një parti që nuk bënë asgja për popull mbrenda një mandati ajo parti duhet të shkoj, voto ta provoj tjetra parti.
SHPËRNDAJE