Me siguri keni dëgjuar për Lirim Zendelin, apo sic njihet ndryshe në pistat e formualave si “Schumacheri” shqiptarë, i cili përkundër moshës së tij të re, shumë shpejt pritet që nga Formula 2 të kaloj në Formual 1 dhe të bëhet shqiptari i parë që do t’i bëjë krenar edhe në këtë sport, në sportin e shpejtëtsisë, aty ku ndër vite na kanë kënaq sytë kampion si Cena, Schumacher, Alonso apo Hamilton.

Por, jo të gjithë i dinë prapaskenat, jo të gjithë i dinë sakrificat nëpër të cilat kalohët për tu bërë kampion, për ta bërë krenarë familjen, miqët, e pastaj edhe të gjithë kombin apo globin.
Në mbarëvajtjen e karrierës së Lirim Zendelit qëndron përpos familjes edhe një një emër shumë i vecantë për të, një person i cili nuk iu është shkëputur asnjëherë, që ka bësuar në shkathtësitë e këtij djaloshi, por jo vetëm, ai ka investuar pa kursye asgjë dhe asnjëherë për sukseset e Zendelit, që të realizojë ëndërrën e tij e pastaj edhe tonën, që një ditë në FORMULA UNO të kemi një shqiptarë të kemi një kampion, e ai person është Sali Ajdini, një burrë fantastik, një biznesmen i suksesshëm dhe humanist me zemër të madhe, i cili nuk ka kursyer asgjë jo vetëm tani në paqe, por edhe në kohrat më të vështira të kombit, në tri luftrat e popullit tonë, Salihu ka qenë dorë e fortë, krah i fortë ku kanë mundur të mbështeten e të llogarisin djemt më të mirë të kombit përballë armikut.


Sali Ajdini është biznesmen shumë i suksesshëm në Gjermani, i njohur në komunitetin ku jeton si një burrë punëtor, i fjalës por edhe sic e cekëm më lart si patriot e atdhetarë, kjo me gjasë e ka nxitur Ajdini që djaloshin e ri ta ndihmojë pa kursim që të shihet në perspektivë si “SCHUMACHERI” i ri, por që premton se nuk do ta lejë vetëm asnjëherë Zendelin derisa ta gdhendë emrin e tij dhe të kombit shqiptarë fuqishëm në` historin e FORMULA 1.

SHPËRNDAJE