Manjani ka derdhur një serë akuzash ndaj Kryeministrit Rama dhe ministrave të tij duke filluar që nga vjedhjet me tenderët e deri tek bashkëpunim me krimin.

 

Sipas tij, ndërkohë që flitej publikisht për të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, ministra të Ramës flinin me dashnoret e tyre tek hoteli “Santa Quaranta”.

 

 

 

I pyetur se kush dëshmon për këtë, Manjani tha se ai ishte informuar për këtë nga shërbimet sekrete mike, ndërsa më pas tha se ishin grekët ata që kishin bërë regjistrime të tilla.

 

Manjani theksoi disa herë mirënjohjen dhe besnikërinë ndaj Ilir Metës duke thënë ndërkohë se nuk ka ndonjë plan tjetër politik veç se brenda LSI-së.

 

Pjesë nga fjalimi

 

Nuk është e rastësishme që tentohet të asociohet në emrin tim dosja e Klement Balilit.

 

Ndërkohë që më akuzonin mua për Klement Balilin, ministrat e Ramës flinin në Santa Quaranta me dashnoret e tyre. Këto mi kanë thënë shërbimet partnere.

 

Më shkarkojnë për të shmangur vëmendjen.

 

Nuk është krim të flasësh.

 

Kam marrë përgëzime nga vendet partnere për akuzat për situatën me kanabisin.

 

Nuk është krim të flasësh. Po në qeverinë gjermane sa herë flasin ministrat rrugëve. Po do flasë se ministri është personalitet politik, nuk është zëdhënës shtypi.

 

Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar, do ndihesha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen.

 

Unë nuk mund të marr përgjegjësitë e kanabizimit të këtij vendi, dhe as përgjegjësitë për bizneset e paligjshme në kushtet e trafikut. Nuk e kam problem t’i denoncoj edhe sikur kjo të jetë disa ime e fundit në politikë.

 

I jam mirënjohës LSI për angazhimin tim të deritanishëm.

 

Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje. Unë nuk kam thënë asgjë nga ato që kanë ndodhur. Kam thënë vetëm të arrestohet Klement Balili, po ndërsa unë thosha këtë, krerët e policisë hanin e pinin në “Santa Quaranta”.

 

Pyetje – përgjigje

 

Çfarë informacionesh keni lidhur me të dhënat e shërbimeve sekrete? Pse mendoni se ju shkarkoi kryeministri?

 

Akti i kryeministrit sot për shkarkimin tim është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia, sidomos për kanabisin. Kjo ka gjënë diçka therëse për kryeministrin. Dalë ngadalë po dalin petët e larkorit, dhe gjërat nuk janë siç thotë kryeministri.

 

Si e gjykoni qëndrimin e Metës për shkarkimin tuaj?

Meta është kryetar i LSI, dhe për këtë duhet ët marrë vendime në mënyrë më të balancuar dhe gjithëpërfshirëse se kjo që mundtë them unë.

 

Padyshim që e kam vënë në dijeni për të gjitha këto. Kjo sepse njeriu i vetëm nuk punon dot.

 

Unë Metës i mbetem mirënjohës për pjesën e mbetur të jetës time. Më dha mundësinë të tregoj se çfarë di të bëj në ekzekutiv.

 

Do jem në detyrë deri ditën kur pasardhësi im do të bëjë betimin, dhe të marrë detyrën.

 

Pse nuk i ka bërë më herët LSI këto akuza?

 

Unë nuk kam formuluar akuza. Thashë disa gjëra që edhe ju i dini. Akuzat zakonisht i bën prokurori.

 

Ndërhyrjen në lirinë e fjalës e ka mënyrë të sjelluri ai. Me lirinë e fjalës dhe mendimit, kryeministri nuk ka marrëdhënie të mira.

 

LSI i ka thënë e stërthënë këto. I ka të raportuara, por edhe me qëndrime zyrtare. Edhe nga ana e ministrit Nasip Naço ka pasur reagime të ashpra. Kemi gjetur koncesione të dhëna pa tender.

 

Qeveria ka dhënë 2 mln euro për futjen e një studio avokatore që do merrej me Beketin, pa lejen e ministrit të Drejtësisë, dhe e humbëm. Edhe kjo pa tender. Janë thënë këto gjëra.

 

Ilir Meta ka 1001 kumrije në kokë, dhe unë nuk jam i vetmi dhe i fundit që i them këto gjëra.

 

Vendimmarrja politike nuk duhet të shkojë detyrimisht drejt kësaj situate.

 

Politika shqiptare i ka këto probleme. Cilado që do të jetë marrëveshja politike para apo pas zgjedhore, duhet të jetë e detajuar. Nuk jemi votuar për të dhënë koncesione pafund, por për të qeverisur siç duhet.

 

Ka një kaos politik shumë të thelluar. Metës dhe LSI do t’i duhet të qëndrojë fort te këto parime. Nuk mund të zgjatë shumë me shkelje ligji, kjo mund të zgjasë vetëm sa të jesh mbi kalë, por pastaj… por ja do miratohet SPAK-u, dhe atëherë do ndryshojë.

 

SHPËRNDAJE