Résultat de recherche d'images pour "kejsi rrustja"Quhet Kejsi Rrustja, eshte nje emër i ri ne skenen tone muzikore. Ajo jeton ne Gjermani me prinderit e saj. Eshte sugarice apo si thone eshte vajze për malle, meqe ka edhe dy vellezer me te medhenje te cilet e shoqerojne hre pas her ne oncerte si “Bodyguard”.

 

“Presheva Jonë”: Mbaeni mend ket vajze me emrin Kejsi Rrustja

Kejsi s’ka me shume se 14 vjec dhe ka arritur mjaft suksese ne lemin e muzikes si kengetare qe mund te “provokojne” gazetaret për nje interviste.  Krahas muzikes ajo ndjek mesimet ne klasen e 8 ne Gesamtschule. Shoqet dhe shoket, sikur edhe mesuesit e kesaj shkolle per Kejsin, na thane fjale te mira dhe se ajo eshte nxenese e shkelqyeshe dhe shembull i integrimit ne kantonin ku jeton, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Qe kur merret me muzike dhe si i lindi ideja te merret me këte lloj arti fillimisht bashkebiseduesja jone Kejsi Rrustja për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” thotë se “me muzike merrem qe ne moshen 6 vjece. Une e kam zgjedhur pianon se e kemi tradite ne familje. Halla ime Rudina Rrustja Jakova eshte shefe ne seksionin e pianos ne qytetin e Shkodres . Vellai po ashtu ka studiuar piano dhe gjithashtu te gjithashtu kusherinjte e mi…”

Nga kjo kuptuam se Kjesi Rrustja rrjedh nga nje familje me tradite muzikore. “Edhe po deshi t’i shmangej muzikes Kejsi nuk guxonte, te cilen do ta akuzonim për “tradhti ” apo “dezertim ” nga tradita jone muzikore..” thote duke qeshur babai i kengëtares sonë Kastriot Rrustja i cili jeton dhe vepron që prej vitesh ne Gjermani. Ne fakt edhe vet Kejsi eshte mirënjohese e prinderëve sidomos babit për mbeshtetje kurse mamit për “trashigmi” te zërit, meqe ajo ka qene kengetare. Dhe nuk thone rastesisht, se nga molla pike mollë..

Kejti Rrustja një “Ariana Grande” e ardhshme shqiptare…

Kejti Rrustja edhe pse e re vetem 14-vjecare nuk i mungojne sukseset e cial eshet deshmuart dis ahere permes koncerteve dhe minrjohjeve te shumta.
“Ne moshen 6 vjece per here te pare konkurova tek bilbilat e vegjel te Shkodres kendojne ku mora cmimin e dyte nje surpriz. Kam marre shume cmime ne shume aktivitete te ndryshme ne kenge dhe ne piano, ku nder ta do vecoja cmimin e pare per piano tek konkursi EPTA nje Konkurs europian qe u zhvillua ne Tirane. Cmimi pare perseri ne piano ne konkursin Pieter Gaci ne Shkodre. Kurse ne Gjermani dola e 5-ta me te mire ne konkursin international piano Award (Geilenkirchen) Kurse ne kenge kam marre shume cmime te para ne Shqiperi dhe jashte gjithashtu ku po vecoj cmimin e pare ne festivalin mbare kombetare per femije ku u shpalla kengetarja me e mire dhe zeri me i bukur. Ne Gjermani marr pjese ne shume koncerte ku mund te vecoj pjesëmarrjen time ne filarmonine Essen ku kisha fatin te kendoja si surpriza e mbremjes ne Weinachtkonzert. Kam marre pjese vjet dhe simjet ne Weinachtkonzert ne Stadiumin Veltins Arena Schalke 04 si dhe ne shume koncerte te tjera ku disponoj shume Video e Foto nga koncertet e mia..”

Pos shkolles dhe muzikes se si e kalon kohen e lire ne vazhdim Kejsi shpjegon se “perkunder asaj se kohen e kam te limituar, por megjthate kam edhe hobe te ndryshme ne Sport me pelqen noti me pelqen te lexoj librat Manga te hy ne kompjuter etj..”

Se i mungon atdheu per fund kengetarja e re qe jeton dhe vepron ne Gjermani thote se “Natyrisht se na mungon vendlindja mua edhe prindërve dhe shkojme shpesh, sidomos veres pasi kemi gjithe te afermit tane atje. Ne vere kur isha me pushime kam dhene dhe dy intervista tek TVROZAFA dhe tjetren TV1 channel. Si thonë një udhe e dy punë, vizitoj te aferimit por edhe hapi dyer te shumta per te avancuar sukset ne lemin e muzikes, ne konkte me kolege dhe me media…”

Dhe per fund cfare te themi për kete vajze te re shipatre simpatike ne Gjermani e cila me sukses po prezenton kombin tone me zërin e saj te bukur, te cilën lirisht mund ta quajme ambasadore e muzikes shqiptare, Kejti Rrustja një “Ariana Grande” e ardhshme shqiptare.. Pra, mbaeni mend ket vajze me emrin Kejsi Rrustja, dhe redaksia e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” i uron suksese. Ndersa Kejsi Rrustja uron Vitin e Ri gjithe shqiptareve nga Gjermania deri ne Shkodër,  Preveze e Preshevë!

SHPËRNDAJE