Kush e lyp e han…Kjo Ledi Gaga shumë lëviz në skenë me këmbët e saj të gjata si letfe lart  e  poshtë… dhe kështu sot e ka  hangër  një llos mbi kokë Buuum !

 

Dhe kësaj radhe ndihmën e parë nuk ju desht me ja dhënë n’gojë, por…VAZHDON përmes LIKE...[wp-like-locker]

 

Këngëtarja e ndërpret vetëm për pak interpretimin, por rikthehet menjëherë për të vazhduar shfaqjen përpara fansave
Lady Gaga, gjatë njërit prej koncerteve të saj të mbajtur në Auckland, pjesë e turit koncertor në Zelandën e Re, ka pasur një incident gjatë performimit të saj në skenë. Në një moment të interpretimit të saj, si pjesë e dekorit ishin edhe disa shtylla të lëvizshme, njëra prej të cilave i ka rënë në kokë këngëtares. 26-vjeçarja ishte në skenë në momentin kur njëri nga balerinët që e shoqëronte i ka rrëzuar pa dashje një shtyllë metalike në kokë.

 

Gaga, e cila në atë moment mbante në dorë një automatik lodër, u përkul nga dhimbja, vuri dorën në kokë dhe u largua vetëm një çast shumë të shkurtër nga skena për ta rifilluar shumë shpejt shfaqjen e saj.
“Duhet të më falni nëse nuk do të jem shumë në terezi sot, iu drejtua Gaga fansave të saj të shumtë që kishin mbushur sallën, – nuk di në e vutë re, por sapo godita kokën dhe mendoj se jam akoma pak e trullosur. Por mos u shqetësoni, – shtoi 26-vjeçarja, – do ta përfundoj spektaklin”. Ndërkohë, ky gjest i Lady Gaga ka marrë mijëra vlerësime nga fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale. [/wp-like-locker]

 

 

Për cka Like ?…thjesht për mbrojtjen e  fëmijëve nga fotot, që nuk i takojnë  moshës (-18+)  së tyre.

Ju falemnderit për mirëkuptim !

REDAKSIA

SHPËRNDAJE