Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka urdhëruar Agjencionin Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, me arsyetimin se pa zbatimin e saj Kosova nuk mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Kurse ministrja Gërvalla i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës”, ka bërë të ditur Kurti.

Sipas tij Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve – të plotësoj këtë kusht në atë mënyrë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, apo të ngelë pa u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

SHPËRNDAJE