albinkurtiIsh-kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin tha se ai ka treguar se kryeministri Mustafa nuk e ka ditur se çfarë ka nënshkruar në Bruksel.

Kurti në një paraqitje në transmetuesin publik ka thënë se protestat e opozitës, nuk kanë të bëjnë me dëshirën për pushtet dhe se kundërshtimi brenda Kuvendit me gaz lotsjellës do të vazhdojë derisa të kryej punë.

Ndërsa për zgjedhjen e Thaçit president, ai tha se nuk mund të bëhet në sallën e seancave.

“Ai mund të bëhet president në tavan ku rrinë minjtë e në Gërmi gjarpërinjtë, por në sallën e seancave në Kuvendin e Kosovës, jo”, ka thënë Albin Kurti.

Imazhi i Kosovës, sipas Kurtit, i pëlqen vetëm klasës së lartë dhe të mesme të lartë, sepse shtresa e ulët, sipas tij, po thonë se “nuk hahet imazhi, sepse këtu ka varfëri”

SHPËRNDAJE