Kryeministri i vendit Albin Kurti ka përsëritur pretendimin e tij se Presidenti Hashim Thaçi ka marrëveshje sekrete me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, por sipas së cilës Kosova kursesi nuk fiton territor Bujanocin dhe Preshevën.

Ai thotë se nga kjo marrëveshje Kosova do duhej të hiqte dorë nga disa komuna.

”Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova do duhej të hiqte dorë nga komunat në Veri të lumit Iber, Serbia do të fitonte edhe ndonjë komunë shtesë me serbë në jug të Ibrit”.

”Për kompensim thuhet që Kosova do të mirrte ca fshatra në Luginën e Preshevës por kursesi Bujanovcin dhe Preshevën”.

Në Opinion të TV Klan ai shprehet i bindur se një marrëveshje sekrete ekziston.

”Ata kanë bërë marrëveshje, marrëveshja sekrete është sekrete. Unë se kam. Po ta kisha do ta tregoja. Unë nuk mendoj që kufiri i imagjinatës tuaj është Enver Hoxha”.

Lidhur me këtë ai nuk përmendi emrat e atyre që ia kanë përmendur detajet e ujdisë finale, njofton Klan Kosova.

”Një bashkëpunëtor i Presidentit të Kosoëvs ka biseduar me njërin prej njerëzve më të afërt të mi, e pak a shumë këtë gjë ia ka paraqitur si një gjë shumë të favorshme për Kosovën dhe një gjë e tillë do të kalonte në një referendum”.

”Nuk kam pse ua them unë emrat, ata kanë pasur takim gjysëm formal këtë ua kam shpjeguar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por se nuk ka një ujdi mes tyre unë nuk kam dilema”.

SHPËRNDAJE