Në zgjedhjet e kaluara, pragu më i vështirë i cili është dashur të kalohet, ka qenë ai pragu i NISMA Socialdemokrate, të cilët megjithatë, pas shumë sakrificave ja dolën që të dërgojnë deputet në parlamentin e republikës.
Kësaj rradhë, në zgjedhjet e ditës së diel, pragu, për subjektin e z. Limaj duket edhe më vështirë i kalueshëm, kjo për shkak të problemeve të brendshme në këtë subjekt politik, por edhe problemeve në përfaqësim, apo në njerëz që po kërkojnë vota për ta. Sic e dijmë, NISMA nuk e ka më në rradhët e tyre “lokomotivën” apo “kombajën” e votave sic është njohur sa ka qenë atje z. Haxhi Shala, e i cili tani bësimin e përkrahësve të vetë e ka orientuar tek AAK, ku po forcon autoritetin e tij me mbështetje nga populli, nga sovrani.
Në anën tjetër, derisa dikush po flet e po diskuton nëse ia vlenë të i japësh votë NISMA-së, në kuptimin e asaj nëse e kalon apo jo pragun, është dikush i cili nuk e ka këtë shqetsim, ai është lideri i lëvizjes Vetvendosje, z. Albin Kurti i cili po i “ngushëllon” nëpër Malishevë votuesit e NISMA-së, duke i thënë se pavarësishtë prej rezultatit të lëvizjes tonë, ne në fund do ti kemi edhe tre ekstra deputet “dhuratë” nga NISMA, pasi që sipas z. Kurti, ky subjekt politik nuk e kalon pragun, e sipas rregullit, subjektit fitues i shkon 60% e votave.
“Neve në Malishevë na mjaftojnë nëse i marrim edhe veq 50 deputet, nuk është telashe, kjo për shkak se nga NISMA e cila nuk do ta kalojë pragun, ne do të marrim 3 deputet”, u ka thënë në një odë të fshatit Ngucat të Malishevës, z. Kurti të pranishmëve, tregon një burim i joni.
Në anën tjetër, qytetarë të hamendur dhe ende të pa vendosur të Malishevës, së fundi e kanë hedhur në dyshim nëse ia vlenë të votohet NISMA, duke u bazuar në fjalët e z. Kurti, ku në fund, NISMA nuk futet në parlament, por, deputet bëhen njerëz të Vetvendosje, e votuesit mbeten të pa përfaqësuar.

SHPËRNDAJE