Ish-deputeti dhe ish-gazetari, Milaim Zeka ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar me kryprokurorin e Gjykatës Speciale dhe i ka kërkuar të nisin punën ndaj ish-ushtarëve e eprorëve të UÇK’së.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka theksuar se të njëjtën e kishte thënë edhe më parë, e për këtë, Ministrja Albulena Haxhiu paralajmëroi padi ndaj tij.
Albini, jo vetem qe eshte takuar me kryeprokurorin e Gjykates Speciale, po ka pasur edhe kerkesa ndaje tij per veprim. “Filloni, s ‘ keni çka prisni. Veproni”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Rreth takimit te Albin Kurtit me Gjykaten Speciale dhe Shkelzen Gashit
U dashte me dale nje leter e rrejshme e nje perkthyesje te Gjykates Speciale ne Hage, per mu ba i vertete lajmi te cilin para disa javesh e kisha publikuar ne Tv Dukagjini, te Ermal Panduri, kur ishim mysafir me Gani Gecin. Madje Albulena Haxhiu pati paralajmeruar edhe padi kunder meje per “shpifje”!
Albini, jo vetem qe eshte takuar me kryeprokurorin e Gjykates Speciale, po ka pasur edhe kerkesa ndaje tij per veprim. “Filloni, s ‘ keni çka prisni. Veproni”!
Albini eshte djali i Makiavelit, sikurse Hashimi qe eshte djali i Rugoves. Ne politike e kam fjalen.
Makiaveli, te cilin e kane lexuar edhe disa politikane te tjere, por qe nuk e kane kuptuar, e ka mesuar Albin Kurtin se nuk ka asnje rendesi se çka thu, as çka vepron, perdori te gjitha mjetete per te ardhur ne pushtet.
Psh: mundesh me vra njereze kunder Pakos te Ahtisarit, pastaj, mbi ato kufoma mu perkule para atije shteti. Mundesh me qujte Flamurin e Kosoves lara-lara, madje nje i çmendur edhe me fute ne sholin e WC ( aktivist i VV-se), e pastaje mu perkule para atije flamuri. Mundesh mi thane Isa Mustafes nje superkriminel qe e ka shkele Kushtetuten, pastaj ti vet me shele. Mundesh me i thane Isa Mustafes argati i Serbise, e pastaje me ba qeveri me te. Me kend pra?! Me argatin e Serbise, sipas teje.
Mundesh me thane se nuk ka Zot, po pastaje me i tubu te gjithe extremistet fetar rreth vetes. Mjafton me u puthe me Erdoganin, ose me ndonje lider iranian. Apo, mjafton qe Bojken Abazi nga Tirana, me shku deri ne Vlore, edhe me marre nje torte te ardhur nga Turqia. Pse jo? Mjafton t’ i kesh ne valigjre 1 milion euro! Ose mjafton me shku deri ne Frankfurt edhe me i tubu disa biznismen te diaspores, disa prej tyre nga Ferizaj, dhe me tubu pare kesh, per me i fitu zgjedhjet lokale ne Prizren!
Per Albinin nuk ka rendesi çka deklaroi Shkelzen Gashi. Rendesi ka qysh do ta formulonte djali i Makiavelit, aresyetimin. A ju kujtohet mbledhja e autokritikes qe iu be Mehmet Shehut ne Komitetin Qenderor te Partise te Punes te Shqiperise. -Degjo Mehmet, po e vazhdojme neser. Pres nga ti te reflektosh dhe t’ia hapesh zemren Partise, tha shoku Enver. Ate nate u vra. Mehmeti ishte klonimi i shokut Enver.
Albin Kurti doli ne konference shtypi me klonimin e tije, Shkelzen Gashin. Aresyeja pse keshilltari i tije na qenka ftuar nga Prokuroria dhe Policia e Kosoves per nje interviste. Edhe?
Pastaj ndodhi intervista e turpit. Shkelzeni paraqiti te gjitha qendrimet dhe vleresimet e Albinit per te kaluaren, dhe jo vetem. Djali i Makiavelit, pra Albin Kurti, u desht me heshte 24 ore, derisa e gjeti formulimin e shkarkimit. – E çmoje mendimin kritik, tha Homeini i Kosoves. Akuzen per vrasjen e 1000 civileve serb te pafajshem, te bere nga Shkelzeni, e aresyetoje me mendim kritik.
Pse Albini i bene te gjitha keto veprime?! Ashtu sikurse politikane te se kaluares qe nuk e kane pasur asnje problem se çka thote Albini, po çka thote policia dhe prokuroria, edhe Albini , fare nuk djersitet se çka thone kundershtaret e tije politik. Per Albinin ashte me rendesi qe shtresen e ulet dhe ate te mesme i ka nen kontroll. Psh. ne diaspore i ka nen kontroll ata qe kane pare, po qe kurr ne jeten e tyre nuk e kane mesu ligjiken e zgjidhjes se nje ekuacioni… Ky po i binde te paknaqurit, te cileve me ju thane qe bora eshte e zeze, e zeze thone.
Qe ta perfundoje kete shkrim, po du me thane se si popull, ne i besojme rrenes. Kur thash ne Tv Dukagjini se Albini eshte takuar me Gjykaten Speciale, ne Prishtine, nuk me besuan. Tash del nje Eliza Haxha, gjoja perkthyese, qe gjoja po i shkruan Shemsedinit, te gjithe i besojne. Pse? Sepse ashte rrene e kulluar.
Pra, duke e kuptuar Albini qe kjo shtresa e mesme dhe e ulet i beson vetem rrenes, ai eshte specialist i kesaje pune. Ish politikanet ishin te mençur qe hajnine me zevendesu me keqeperdorim te parase, ky rrenen e shet si te vertete, ne emer te kombit, flamurit, gjitheçkaje qe lidhet me shqiptari…!!!