Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka filluar sot ditën e dytë të qëndrimit të tij në Mynih në kuadër të Konferencës për Siguri me një takim me senatoren amerikane, Joni Ernst, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka shkruar se Ernst është përkrahëse e madhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thotë se janë pajtuar që prania e NATO-s në rajon për sigurimin e paqes është e domosdoshme.

“Takimi i parë në ditën e dytë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ishte me senatoren Joni Ernst. Senatorja Ernst është një mike e madhe e Kosovës në Senatin Amerikan dhe një mbështetëse e madhe e Forcës sonë të Sigurisë. U pajtuam që NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajon”, ka shkruar Kurti.

SHPËRNDAJE