largea_eitoriali_vogel1462289517Kosova u pranua në UEFA, duke e bërë një hap të madh në afirmimin e sportit dhe të shtetit të Kosovës! Në këtë mënyrë, u përmbyll suksesshëm një nga angazhimet e mëdha të FFK-së dhe të Shtetit që edhe futbolli i Kosovës të jetë i barabartë me futbollin evropian dhe botëror. Pranimi i Kosovës në UEFA, e që do ta lehtësojë dukshëm edhe pranimin në FIFA, dhe të përmbyllë kështu procedurat juridike që hapin rrugën për të garuar në garat e ndryshme evropiane dhe botërore. Pesha e pranimit të FFK-së në UEFA, bëhet edhe më e madhe edhe për faktin se vitin e kaluar dështoi pranimi i Kosovës në UNESCO, por edhe për faktin se kjo çështje u pat shndërruar në një betejë politiko-diplomatike, pasi që i gjithë shteti i Serbisë ishte angazhuar që të pengonte këtë pranim. Për shkak të rëndësisë që ka pranimi në UEFA dhe në FIFA, e që rrjedh nga rëndësia që ka futbolli në opinionin ndërkombëtar, si dhe mundësitë për afirmimin edhe të shtetit dhe të diplomacisë së Kosovës. Për këtë arsye edhe ka qenë shumë i madh angazhimi i Beogradit ka qenë shumë më i madh për të penguar këtë pranim, sesa të të gjitha federatave tjera sportive të Kosovës. Madje, për shumë federata sportive, Beogradi ose nuk ka bërë rezistencë fare, ose ka bërë një rezistencë formale. Një arsye tjetër që e ka shtyrë Serbinë të angazhohet kundër pranimit të Kosovës në UEFA është edhe fakti se para shumë kohësh, Beogradi ka pasur shfaqur një lloj koncepti për autonomi të Kosovës, e cila nënkuptonte edhe lejimin e pranimit të federatave sportive të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare sportive. Po ashtu, Beogradi ka synuar që edhe çështja e pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA të ishte pjesë e negociatave në Bruksel, ashtu siç ishte shprehur edhe për pranimin e Kosovës në UNESCO. Dështimi i Serbisë për të penguar anëtarësimin e FFK-së në UEFA, prandaj është sukses shumë i madh, si dhe ka një peshë shumë të madhe.

SHPËRNDAJE