Preshevë, 3 nentor -Po bëhen bëhen gati gjashte vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së. Sikur Referendumi i vitit 1992 edhe lapidari u pëdor nga lideri ne cdo kater vite, kupto ne prag te zgjedhjeve, ku ata benin fushatat,  por asnjeri e as tjetra deri me sot nuk u realizuan.

Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës.

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur.

Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim ende të paditur.

Sikur Ragmi Mustafa edhe lidere tjere nga ekipi i Riza Halimit kishin premtuar se “Lapidari i UCPMB-së do te kthehet aty ku ishte..” Por deri tash ato mbeten vetem premtime dhe fjalë. Atëhere, kur do te kthehet lapidari i UCPMB-së në Preshevë? Apo harrohet edhe ky lapidar sikur Referendumi-1992 ?!

Image associéeDuke folur për zhvillimet dhe tensionimet e fundit në Luginën e Preshevës, Thaçi ka pohuar se përshkallëzimi i situatës në Preshevë ishte krejtësisht i panevojshëm.
“Ajo ishte një kurth që ishte vendosur nga shqiptarët lokalë me politikanët nga Beogradi dhe kishte një ndikim negativ për Kosovën. Unë mendoj se ishte qëllimi i Serbisë, mbështetur nga injoranca e disa udhëheqësve politikë në Preshevë”, ka deklaruar Thaçi.

Komandanti i UÇPMB-se Shefket Hasani ka pyetur presidentin e Kosovës “Hashim si mund të bashkosh Luginën e Preshevës me Kosovën, kur në takime ne Prishtinë pret vazhdimisht  ata njerëz që para pese vitesh vitesh i quajte spiun e argat të Serbisë, pasi u rrëzua lapidari i UÇPMB-së?!”.

Me anashkalimin e rikthimit te lapidarit te UCPMB-së dhe Referendumit, liderët e Preshevës tradhtuan popullin dhe shkelën mbi gjakun e deshmorëve të UCPMB-së, ka dekalriuar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” sociologu i njohur nga Lugina prof. Ibrahim Kadriu, njeriu numer dhe arkitekt i Referendumit te 1-2 marsit 1992 i cili ishte edhe kryetar i këtij procesi historikRésultat de recherche d'images pour "lapidari ucpmb"

SHPËRNDAJE