Deputeti i LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se atij i është ofruar një mundësi për të qenë kandidat për kryeministër kur kishte pasur një bisedë të shkrutër me kryetarin e partisë, Isa Mustafa. Mirëpo ai ka thënë se në këtë bisedë vetëm e ka qartësuar rolin e tij brenda partisë.
“Nuk dua të jem kryetar i partisë, nuk do kisha kohë për angazhime tjera”, ka thënë ai.
“E dini edhe presidenti i ndjerë Rugova ishte ekspert në fushë tjetër por më vonë u bë akter politik dhe nuk kishte kohë më. Nuk dua të tërheqë paralele me të normalisht, por dua të kem kohë edhe për angazhime tjera. Kryetari i partisë është angazhim i madh, ndonëse nuk dua të them se kam pasur ofertë për këtë gjë. Vetëm dua të qartësojë qëndrimin tim”, thotë ai.
Tutje Shala thotë se arsyeja pse nuk është ftuar sot Vjosa Osmani në mbledhje të kryesisë, është për faktin se kryetari i ka ditur qëndrimet e saj dhe nuk e ka parë të arsyeshme të thërrasë atë në diskutim.
“Osmani dihet cfarë qëndrime mbanë. Është një politkane që artikulohet mirë, por kryetari e ka parë të udhës të mos e thërrasë për temën e caktuar”, shton ai.
Po ashtu, Shala ka thënë se kur preisdenti Hashim Thaci përdorë termin korrigjim i kufijve, atëherë nënkuptohet zhbërje e Kosovës.