Gjenevë/Prishtinë, 4 prill -NBë kohën kur ne media se fundi po flitet me të amdhe për kthimin e të denuarve shqiptare ne burgjet zvicerane në Kosovë qveria e Kosovës ka dalur pilbikisht sot rreth këasaj ceshtje. Kështu Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklarouar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se ” Kosova, për momentin nuk është e gatshme t’i pranoj të burgosurit shqiptar nga Zvicra. Prandaj eshte pak herët të flitet për transferimin e të burgosurve shqiptar nga Zvicra ne vendin tonë, pasi sipas tij fillimisht nevojitet ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Zvicrës e pastaj duhet të trajtohen individualisht rastet…”
“Sa i përket asaj idesë që ka dal për transferimin e të burgosurve e kështu me radhë ka qenë një informatë para kohe dhe ende nuk ka diçka konkrete, por ne e kemi nënshkruar një marrëveshje, duhet të ratifikohet në Zvicër e pastaj duhet të trajtohet secili rast veç e veç”, tha Kuçi.
Ndërsa sa i përket transformimit të misionit të EULEX-it, Kuçi tha se për këtë Kosova tashmë ka marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe se gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të punojnë në kuadër të sistemi kosovar të drejtësisë dhe se nuk do t’i kenë këto kompetenca ekzekutive që i kanë tani.
Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë zvicerane znj. Simonetta Sommaruga (DFJP) ka nisur sot një vizitë dy ditore në vendin në kryeqytetin kosvar në Prishtinë.
“Qëllimi i kësaj vizite të kreu i DFJP nga Berna ne Prishtinë eshte thjeshtë bashkëpunimi i Zvicrës dhe Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, sigurisë dhe migracionit. Znj.Sommaruga në Prishtinë do të takohet me përfaqësues të misioneve ndërkombëtarr të mbështetjes së paqes KFOR-it, Misionit të të Bashkimit Evropian EULEX-it dhe Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë . Në agjendëne saj gjithashtu përfshhet një vizitë në një burg të sigurisë së lartë në Kosovë…” ka pohuar për agjencinë e lajemeve “Presheva jonë” z. Guido Balmer, shef për komunikim në DFJP në Bernë.
Ajo gjatë kësaj vizite ajo do të takohet me zyrtarë të insitucioneve kosovare si dhe me me përfaqësues të misioneve ndërkomëbtare. Samaruga fillimisht do të takoj homologun e saj kosovar, ministrin e drejtësisë Hajredin Kuçin, e më pastaj ministin e Brendshëm Bajram Rexhep dhe minisitren e integrimeve, Vlora Çitaku.