« Në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që Komuniteti Ndërkombëtar të bëjë presion në regjimin e Beogradit  që të heq dorë nga këto  politika diskrimunuese në Serbi për kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke dënuar ata përmes proceseve arbitrare dhe të motivuar politikisht..» ka deklaruar zëvendës kryeministri cdhe ministri i drejtësisë së Kosovës dr.Hajredin Kuci për agjencinë informative « Presheva Jonë ».

 

 

Prishtinë, 21 shtator

 

 

Denimet e fundit drakonike të depratamentit serb për krime lufte ndaj 11 të rinjëve shqiptarë nga Lugina e Prshevës me 116 vjet burg është denuar sot edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 

Lidhur me dënime te fundit ndja 11 shqiptarëve nga Lugina, në reagimin e  zv.kryeninistrit  dhe ministrit të  Qeverisë së Kosovës dr.Hajredin Kuci për agjencinë informative kombëtare «Presheva Jonë » ka deklaruar se « Qeveria e Kosvës dënon ashpër dënimet e fundit të Serbisë kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, akte keto që nuk i kontribuojnë proceseve demokrâtike në redn të aprë në Serbi e as fiqnjësisë së mire me vendin tonë, në kohën kur flitet për dialogn mes dy vendeve.  Dënime te fundit të regjimit serb  me 116 vite burg për të rinj shqiptar ve janë denim politike që mbron logjikën e dënimeve të viteve të komunizmit dhe kohës së diktatorit serb Milisheviq. Duhet që mekanizmat ndërkombëtare të monitorojnë rastet e tilla dhe të konstatojnë shkeljen flagrante e të drejtave te njeriut, në këtë rast të shqiptarëve entik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.. »

 

 

Prandaj,  në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që Komuniteti Ndërkombëtar të bëjë presion në regjimin e Beogradit  që të heq dorë nga këto  politika diskrimunuese në Serbi për kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke dënuar ata përmes proceseve arbitrare dhe të motivuar politikisht..»  ka deklaruar në fund z.Kuci duke apeluar tek organizmat botërore të intervojë në keto raste.

SHPËRNDAJE