Dy ditë më parë ajri ishte krjetësisht bosh përnga radio-valët e komunikimit policor në pjesën më të brishtë të sigurisë në vend: në veri.
Ky fakt i frikshëm për nga pesha, u raportua nga Dukagjini, te cilet njoftuan se “për më shumë se dy orë” para mëse dy dite, policia kosovare, gjegjësisht, organet e rendit dhe sigurisë, kishin mbetur me zero komunikim mes vete.
Shkaku i një anteneje të dëmtuar qëllimisht, e cila për nga defekti defunksionalizoi radiolidhjet, telefonët celularë dhe internetin.
Komunikimi – jetësor në atë zonë – i shuar, ka shpërfaqur edhe një “shuajtje” nga institucionet e vendit; të cilët këtë ngjarje e kanë mbajtur nën volumin publik.
“Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, e i cili shpesh ka qenë i zëshëm kur bëhet fjalë për veriun edhe për kompetenca që prekin Policinë e Kosovës, nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit”, ka shkruar gazetarja në raportimin e saj.
Sveçla që nga dezignimi i tij në emër të përvetshëm në komunikatën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është deaktivizuar publikisht në përmasa josveçliane.