musttssNga Mustafë Ismaili

Gjate vitit 1991- 1992 ne tri komunat e Lugines se Presheves: Medvegje, Bujanoc dhe Presheve u ngrit iniciativa per formimin e partive politike  dhe shoqatave qytetare me  motiv per te mbrojtur dhe ngitur zerin e shqiptareve te ketij rajoni. E para parti politike u formua[PARTIA PER VEPRIM DEMOKRATIK]  PVD-ja me kryetar z. Riza Halimin.  Kjo parti politike i tuboi numrin  me te madh te shqiptareve ne ate kohe. Me kalimin e kohes u krijuan edhe partit tjera opozitare.  Kjo nuk i erdhi mire qeverise serbe, sepse lideret e ketyre partive prezentonin kerkesat reale te qytetareve qe zeri i tyre tani kaloi kufijte e Serbise.

                           Me  16 shkurt te vitit 1992 ne Presheve u mbajt Kuvendi i perbere prej  96  delegateve te cilet ishin perfaqesues te partive politike dhe te shoqatave te dalura nga shqiptaret e tri komunave : Medvegje, Bujanoc dhe Presheve.

          Ne kete kuvend u propozuan tre opcione:  Autonomi teritoriale-politike,  autonomi  adiministratvo- kulturore dhe per autonomi teritotiale me te drejte bashkimi me Kosoven.

            Me shumice votash u propozua per opcionin e trete- Autonomi teritoriale me te drejte bashkimi me Kosoven.

             me 1 dhe 2 mars te vitit 1992 u organizua  Referendumi gjitheshqiptare  nga Lugina e Prsheves per  keto  tri komunat te cekura me larte.: Me deklararaten per autonomi teritoriale me te drejte  te bashkimit me Kosoven. Iniciativa ishte e popullit qe shtypej perdite e meshume dhe e vetemja  menyre ishte zgjidhja e madhe referendumi qe pati jehone i cili la  gjurme per te ardhemen si argument demokratik. Mos demokratizimi i Serbise ishte pengese e Referendumit . Pankartat per ftese te popullates u hoqen nga policia serbe., nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetareve ishte  pengese e madhe nga qeveria serbe.  U hapen 75 vend votime ne shtepia private dhe lokale  po ashtu private, dhe per dy dite dolen ne votime qytetaret, pasi diten e pare u penguan nga policia serbe.Radhet e qytetareve ishin te  medha per votime. Dolen mbi 46.000 votues! 98 %  e popullates iu pergjegjen   versionit pozitiv dhe  Referendumi u vlersua i sukseshem.

             Me 26 mars te vitit 1992 u emrua kryesia  e kuvendit kryetar u zgjodh Ibrahim Kadriu. Pas Referendumit te drejtat e shqiptareve u shkelenn edhe me brutalisht nga qeveria  e Milosheviqit duke i bere presion  popullates shqiptare qe te leshojne vendin dhe te largohen per ne perendim. I leshonin te rinjeve flet arrest se gjoja jane terorrist e irredentist  , vriteshin  ushtaret e rinje ne armaten ish jugosllave me arsyetimin se gjoja kane bere vtevrasje. Mjetet dhe menyrat nuk zgjidheshin per realizimin e debimit te shqiptarev nga trojet e veta etnike dhe me largimin nga puna me te ashtuquajturen diferencimin ideo politik. Lugina u zbraz nga intelektualet,. Si rrjedhoj e kesaj masakre  u be vete organizimi i popullates shqiptare dhe u formua  UCMBP, per te mbrojture  me arme pragun e shtepise dhe te drejtat elementare.   Me nderhyrjen e faktorit nderkombetare u nenshkrua marrveshja e  Konculit por pala serbe prap nuk e respektoi dhe  me ardhjen e forcave destruktive ne pushtet te drejtat e shqiptareve  shkelen dhe  cdo gje shqiptare rrenohet pa meshire. Investimet dhe punesimi sa vijne e ulen.

            Koncentrimi i forcave te armatosura serbe, provokimet dhe shpernguljet ne heshtje. Ne sken prap dalin incidente te qellimshme,kerkesat  e shqiptareve injorohen nga politika diskriminuese e Beogradit. Shqiptaret e mllefosur ngjeshin armet ne mbrojtje te pragut, nderit dhe  dinjitetit kombetare.

             Deri sa nuk rregullohet ceshtja e shqiptareve te Lugines se Presheves, nuk ka stabilitet ne ballkan.. Edhepse me  12 mars 2001 u nenshkrua teksti i marrveshjes per armepushim dhe me 7 maj u muar vendimi per cmilitarizimin e e UCMBP dhe marrveshja e paqes se Konculit me  21 maj 2001 nuk u permbushe ne praktike,  nuk u respektua nga ana serbe.

                   Edhe sot pas 21 vjeteve Referendumi  i cili eshte i mbeshteture  ne verdiktin e popullit. Bashkimi me Kosoven eshte me i qendrueshmi opcion dhe me i drejt.. cdo vendim tjeter do te jete vetem zgjidhje komprimisi.

  MUSTAFE ISMAILI  TORONTO

SHPËRNDAJE