babbaaTë dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, besimtarë musliman, më lejoni që me pak fjalë t`ju uroj nga zemra festën e madhe të Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit është një festë e cila e fton njeriun në paqe e mirëkuptim, dashuri dhe tolerancë, e mbi të gjitha fton në sakrificën e njeriut të devotshëm për afrim tek Zoti i lartësuar, duke qenë i dashur dhe tolerant me shoqërinë dhe mbarë njerëzimin. Neve qytetarëve të komunës sonë, kjo festë po na gjen jo ashtu siç ka dëshirë i madhi Zot. Por mëshira dhe paqja e Tij e pafund, qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë besimtarët dhe njerëzimin për të udhëhequr dhe për të çuar çdo proces përpara në të mirë të qytetarëve tanë, të vendit tonë, të kombit tonë dhe të mbarë njerëzimit. Gëzuar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve musliman e në veçanti fëmijëve të cilët aq shumë i gëzohen kësaj feste. Pritshi edhe shumë festa të tilla. Kryetarja e kuvendit Ardita Sinani

SHPËRNDAJE