shqipprraa11

 Shqipërim Arifi, udhëheqës i Alternativës për Ndryshim (APN) në bisede me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva jonë”

 

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, udhëheqës i Alternativës për Ndryshim (APN), e themeluar një vit e gjysmë më parë i cili ndanë pushtetin me partinë Riza Halimit (PVD),  ne një bisede për  agjencinë e lajmeve “Presheva Jone” fillimisht ka deklaruar se beson se “ëndrra e shqiptareve me shekuj te terë për Shqipërinë e Madhe nuk mund t ju merret asesi..”

Për te takuar Shqipërim Arifin  nuk e patëm edhe aq lehte jo për shkak postit te tij, pse tashme është kryetar i ri i komunës  se Preshevës, por për shkak agjendës se ngjeshur. Ne pritje para dyerve tek kryetari ne komune dukej me tepër si një  “ambulance” se sa hyrje tek kabineti i kryetarit Shqipërim Arifi,  sepse aty prisnin ne radhe delegacione jo vetëm shqiptare, por edhe  serbe dhe te huaj e besa edhe dertli per ta takuar kryetarin për ta falënderuar apo t’ju ankuar për ndonjë hall.  Derisa pritnim aty për takim me kryetarin, me se shpeshti dëgjoheshin  emrat Shqipërim e Shqiponje.

Kryetari i Komunës së Preshevës per nga puna gjerman, per nga “muhabeti” dhe emri  shqiptar!

“Njerëzit janë duke përdorur nëntëdhjetave mekanizëm demokratik, që e referendumit, votuan për ndarjen e Preshevës dhe aneksimit të Kosovës. Kjo ishte gjate viteve te nëntëdhjeta, por ne aktualisht jemi pjesë e Republikës së Serbisë”, ka thënë Arifi.

“Tani ne kemi një kontekst të ri. Tani ne duhet të pyesim veten se çfarë është me të vërtetë prioriteti ynë kryesor, është me të vërtetë ajo për autonomi? A e kemi zgjidhur problemin, në qoftë se ne fitojmë  autonomi?” ka thënë Arifi, duke shtuar se “prioritetet dihet, janë ato për te përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve te Preshevës duke filluar nga infrastruktura, punësimi, arsimi, shëndetësia e kështu me tutje deri tek ato politike, integrimeve ne instancat evropiane.. “.

Kryetari i Preshevës serbisht as “vi”, gjermanishten “Richtig”.

Sipas Arifit “shqiptaret etnik ne Preshevë dhe Lugine janë përjashtuar plotësisht nga të gjitha projektet e zhvillimit, edhe në qoftë se ata janë shumë të vogla. Ai thotë se pala shqiptare lëvizur topin në anën tjetër, dhe se populli serb dhe qeveria serbe duhet të kuptojë se udhëtimi i përbashkët në Evropë ishte mesazhi që partia e tij ka dërguar para dhe pas zgjedhjeve.

Nga kjo bisedë Shqipërim Arifi  veten e quan “pak gjermane e më shumë shqiptarë”,. Ai madje serbisht s ja bën “vi” i cili qysh tash ka filluar te mësoj gjuhën serbe. Kjo u dëshmua aty për aty deri sa pritnim për takim ne kabinetin e tij. Kur vinin delegacionet serbe  nga Beogradi, Nishi apo Vraja  bashke me kryetarin i pranishëm kishte një përkthyes, kurse kur arrinin delegacionet e huaja, ato gjermane, austriake ai merrej vesh me ta si ne ship, ja jepte “refal” gjermanishtes “richtig”. Gazetari nga ky takim i pare me presidenti e Preshevës  ka kuptuar se Shqipërim Arifi per nga puna duket te jete  gjerman, për nga “muhabeti”  dhe emri shqiptar.

Ne fund, kryetar i Preshevës Arifi  ka vlerësuar lart rolin e gazetarit ne Gjeneve ne organizata ndërkombëtare ne sensibilizimin e çështjes se Luginës se Preshevës ne arenën ndërkombëtare e duke konsideruar atë si një  ure lidhëse mes Zvicrës dhe jo vetëm Preshevës, por edhe  mbare shqiptareve ne  avancimin e proceseve demokratike ne ballkan dhe rajon.

Nga ana e tij gazetari ne Zvicër ka shpjeguar se “ne Zvicer gjendet një numër i madh i shqiptarëve nga Lugina, mbi 20 mije sish. Nga ta shume biznesmen janë te interesuar te investojnë ne vendlindje ne ndërtimin dhe zhvillimin e komunës

SHPËRNDAJE