krasnnTë nderuar besimtarë na lejoni që përmes këtij reagimi nga ana jonë të sqarojmë për manipulimet(shpifjet) apo shantazhet që po bëhen nga media të caktume tash e sa vite, vetëm e vetëm për të ul autoritetin dhe kontributin tonë për këtë shoqëri. thuhet ne fllim te reagimit te ¨sherbmimit infromative nga kabineti i dijetarit botëror prof.dr Shefqet Krasniqit rreth shpifjeve tedencioze te disa portaleve kosovare, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

Kosova është duke u ballafaquar me shumë probleme të cilat pothuajse çdo shqiptar i ka paraysh, si: veriu i Mitrovicës, demarkacioni, liberalizimi i vizave, kriza ekonomike, papunësia, varfëria etj.

Si duket është tendencë e disa mediave apo qarqeve të shpikin dhe shpifin gjëra qe irritojnë masën e që në esencë në rastin konkret, është shpifje e qartë. (Mund ta dëgjoni edhe vetë shkëputjen në ato portale që e kan përhap)
Dikush dëshiron qe të na ‘hudh hi syve’ siç thotë populli duke shpërqëndru vëmendjën e populit kryesisht me akuza dhe shpifje ndaj hoxhallarëve tanë që kontributi i tyre daton si para lufte, në lufte e deri ditët e sotit.

Së fundmi, emri i hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi është lakuar në disa portale urrejt-nxitëse dhe përçarëse se kinse hoxha paska thënë se femrat që shkojnë në deti janë lavire apo prostituta.

Por, të dashur besimtarë, lehtë e verifikoni vetë këtë. Shikone dhe dëgjone me vëmendje videon se çfarë thotë hoxha dhe çfar thonë titujt e këtyre portaleve.

Allahun e kemi dëshmitar për punët, fjalët, veprat dhe nijetin tonë
Allahun e kemi dëshmitar për të mirën që ia duam këtij vendi dhe shqiptarëve kudo që janë.

Krejt në fund, nuk duhet me iu ik organeve përkatëse këto shpifje dhe artikuj urrejt-nxitës dhe me i mbyll sytë.

Allahu ju dashtë dhe ju ruajtë.

Nga Sherbimi Infromativ i kabinetit te dijetarit me renome nderkombëtare Prof. Dr. Shefqet Krasniqi

SHPËRNDAJE