Presheve, 20 korrik -Per te takur Shqiperim Arifin nuk e patem edhe aq lehte jo per shkak postit te tij, pse tashme eshte kryetar i ri i komunes se Presheves, por per shkak agjendes se ngjeshur. Ne pritje para dyerve tek kryetari ne komune dukej me teper si nje “ambulance” se sa hyrje tek kabineti i kryetarit Shqiperim Arifi, sepse aty prisnin ne radhe delegacione jo vetem shqiptare, por edhe serbe dhe te huaj e besa edhe dertli per ta takuar kryetarin per ta falenderuar apo tju ankuar per ndonje hall. Derisa pritnim aty per takim me kryetarin, me se shpeshti degjohesahin emrat Shqiperim e Shqiponje, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”
Kryetari i Komunes se Presheves Shqiperim Arifi ka pritur sot ne kabinetin e tij publicistin dhe gazetarin nderkombetear me origjine nga Presheva i cili vepron mbi dy decenie ne organizatat boterore ne Gjeneve. Biseda mes Arifit dhe Maliqit nisi mbi situaten aktulae ne Luginen e Presheves, me pas edhe diasporen si dhe roli i mediave ne sensibilizimin dhe nderkombetarizimi e ceshtjes se ketyre viseve ne arenen nderkombetare.
Kryetar i Preshves Arifi ka vleresuar lart rolin e gazetarit dhe bashkepuntorit te agjencise se lajmeve “Presheva Jone’ dhe te mediave zvicerane ne organizatat nderkombetare ne Gjeneve duke konsideruar ate si nje ure lidhese mes Zvicres dhe jo vetem Presheves, por edhe mbare shqiptareve ne avancimin e proceseve demokratike ne ballkan dhe rajon.
Nga ana e tij gazetari i “Presheva Jone” ne Zvicer ka shpjegur se “ne Zvicer gjendet nje numer i madh i shqiptarevbe nga Lugina, mbi 20 mije sish. Nga ta shume biznismen jane te interesuar te inevstojne ne vendlindje ne ndertimin dhe zhvillimin e kombunes.
Me kete rast kryeytari Shqiperim Arifi ka njoftuar gazetarin tone ne qendren nderkombetare ne Gjeneve per gatishmerine per te bashkepunuar me kete qytet. Njeherit kryetariir i komunes se Presheves Arifi ka pohuar se “intersimi i te hujave per ta vizituar dhe investuar ne komune eshte shume i madh. Diaspora shqiptare, sidomos ata nga Lugina e Presheves kane prirotet dhe jane te privilegjuar per te investuar ne vendlindje te cilen mundesi fatkeqesoisht deri tash nuk e kane pasur..”