Me rastin e përvjetorit të katër të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa, ka dërguar telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës Aznj.tifete Jahjaga, Kryemnistrit z.Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit z.Jakup Krasniqi dhe familjeve Jashari në Prekaz dhe Haradinaj në Deçan, si dhe mbarë popullit shqiptarë në Kosovë e më gjerë.

Preshevë, 17 shkurt/AIK-Presheva Jone

Në telegram urimin të jeriut të aprë të komunës së Preshvës z.Mustafa që është dërguar në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, ndër tjera thuhet se “data 17 shkurti i vitit 2008, është ngjarja më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ëndrrën bashkërisht e bëtë realitet. Për të mbërritur deri te festa e madhe e pavarësisë së Kosovës, të gjithë shqiptarët së bashku punuan dhe sakrifikuan shumë. Sot kujtojmë presidentin Rugova, komandantin Adem Jashari, gjithë komandantët, ushtarët, luftëtarët dhe heronjtë e Lirisë së Kosovës. Vizionin e përbashkët universal për liri, dhe demokraci të Kosovës, e realizuat bashkërisht, me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetarë. Republika e Kosovës është një tregim i suksesshëm me të cilin krenohemi të gjithë, por edhe miqtë tanë. Në vitin e katërt të pavarësisë, Kosova ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin politik, diplomatik, dhe atë të zhvillimit ekonomik. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Në ditën e shënimit të pavarësisë së Kosovës, ne kujtojmë të kaluarën e ndritur të Republikës së Kosovës. Kujtojmë përpjekjet një shekullore të popullit shqiptarë për liri dhe pavarësi. Përvjetori i katërt i pavarësisë së Kosovës, përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, një ngjarje madhore kjo për kombin shqiptarë në shekullin e kaluar. Në ditën si kjo, nderojmë dëshmorët tanë, ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e vendit tonë..”

Njëkohësiht kryetari Ragmi Mustafa në vazhdim të kësja letre-urimi ka shprehur nderimin dhe respektin e lartë për heronjtë e gjallë të këtij vendi. “Të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim kontribuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Përderisa dje sfidë kryesore ishe mbijetesa, çlirimi dhe pavarësia, sfidat e së ardhmes kombëtare janë bashkimi në një trung të përbashkët në Shqipërinë Etnikë, për atë që luftoi Skënderbeu, për atë deshi Ismail Qemali, dhe për atë që gjithë dëshmorët me në krye legjendarin Adem Jashari dhanë jetën e tyre. Qytetarët e Komunës së Preshevës, por edhe të Luginës mbesin me shpresë se idealet e patriotëve tanë të bëhen sa më shpejt realitet dhe të gjithë të kemi një festë kombëtare..” thuhet në fund të urimin nga Presheva  dërguar sot nëmëngjes krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, nënshrkuar nga z.Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës.

SHPËRNDAJE