Sipas Kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa, kjo nuk do te jete mbledhja e fundit për këtë vit, do të ketë dhe mbledhje të tjera dhe pika të rendit të ditës deri më datën 31 dhjetor, njofton TvP.

Preshevë,14 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Në sallën e Konferencave është mbajtur mbledhje e rregullt me anëtarët e Këshillit Komunal. Në rend të ditës ishte propozuar Shqyrtimi i vendimit mbi planin detal të zonës industriale “Çukarkë”. Sipas Kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa zona industriale e “Çukarkës”  është një cështje shumë e rëndësishme për Komunën e Preshevës, në lokacionin e Bashkësisë Lokale Çukarkë, pasi që në këtë drejtim do të ketë lokacion shumë të qëndrueshëm për një zhvillim më të mirë ekonomik në territorin e Komunës së Preshevës. Sipas Kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa, kjo nuk do te jete mbledhja e fundit për këtë vit, do të ketë dhe mbledhje të tjera dhe pika të rendit të ditës deri më datën 31 dhjetor, por megjithate kjo do të varet sipas kërkesave dhe rrjedhës së lëndëve në administratën komunale, pasi që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 15 ditë.

SHPËRNDAJE