Takimi i përbashkët është realizuar në zyrat e OSBE-së në Bujanoc, pas kërkesës së ambasadorit , i cili këtyre ditëve është emëruar në këtë post. Kryetari Mustafa ambasadorin belg Alain Kundycki e ka njoftuar me situatën aktuale dhe politike në Luginë të Preshevës, raporton TvP.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe çështja e azilkërkuesve shqiptarë. Kryetari Mustafa ambasadorit belg i ka sqaruar shkaqet se pse shqiptarët kanë marrë këtë rrugë duke i lënë trojet dhe pasurit e tyre, duke i demantuar deklaratat e qeveritarëve serb se shqiptarët po ndikojnë ne rrezikim e humbjen së liberalizimit të vizave. Kryetari Mustafa i ka thënë diplomatit belg se shqiptarët gjithnjë kanë migruar drejt vendeve evropiane dhe e tërë kjo si pasojë e represionit nga qeveritë e mëparshme serbe , por dhe tani për shkak sigurisë dhe varfërisë së skajshme në Luginë. Ambasadori Belg ka shfaqur gatishmërinë e tij që këtë fund vitë të vizitojë edhe komunën tonë për të njohur më për së afërmi me gjendjen aktuale në vendin tonë.

SHPËRNDAJE