( e plotësuar…) Me të arritur në Preshevë, në sallën e Kuvendit Komunal  ku edhe nisi konferenca e paralajmëruar “Javët e biznesit kombëtar” nga AKB z.Agim Shahini, kryetar i saj fillimisht para të pranishmëve   shpreh falemderimin që Presheva ka shprehur përkrahjen dhe gatishmërië për këtë aktivitet duke thënë se ky projekt tenton që të krijoj një shengen për kët 5 shtete, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

 

Kushtrim MALIQI

 

Preshevë, 5 mars

PROVOKIMI I POLICISË SERBE ME AKB BËRI QE EDHE ZTNJ.ASHTON NGA BE T’JA CINGËRROJ PRESIDENTIT SERB TADIC

z.Shahini shpreh falemderimin që Presheva ka shprehur përkrahjen dhe gatishmërie për këtë aktivitet duke thënë se ky projekt tenton që të krijojë një shengen për këto 5 shtete.  Te dheu i bardhë jemi që nga ora 11 :00, pas tentimit të dytë  ne jemi kthyer nga Serbia, dhe sic thonë e treta e vërteta e „shpërthyem gardhin“ ne jemi rikthyer dhe kemi pritur për katër orësh  rresht, por fal intervenimin e të gjithë faktorëve, sidomos nga ndërkombëtarët, ata nga ambasadat dhe misionet botërore në Kosovë e Beograd , nga kryetari i komunës së Preshevës, nga ai i Bujanocit më në fund ia arritëm qëllimit të gjendemi këtu mes jush…mes Preshevës së juaj dhe Preshevës sonë…“ ka thënë fillimisht para hapjes së seancës z.Shahini duke apeluar tek Prishtina zyrtare të rishikojnë marrëveshjet e arritura me Beogradin dhe ti rrespektojnë ato për t’mos malltretuar njerizit, personalitetet.

Sipas znj. Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së „kryetari AKB-së deri sa gjendej tek dheu i bardhë, ka kontaktuar z.Stefan Fyle si dhe shumë ndërkombëtar tjerë për relazimin e misionit të tij që sot të gjendej në Preshevë për konfrencën e projektit me temë „Javët e biznesin kombëtare“, pa të cilët ky projekt nuk do të quhej keshtu sikur t’mos përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Madje, znj.Hajdini ka njoftuar agjencinë “Presheva Jonë” se për ketë skandal të provokuar nga policia serbe është intervenuar edhe deri tek zyrta e znj.Ashton në Bruksel e cila i ka telefonuar presidentit serb Tadic.

 

Nikociri i dekagacionit të AKB-së nga Prishtina z. Ragmi Mustafa me shaka , kur është ulur në zyrat e komunës z.Shahini ka pohuar „sjilljani një pikë ujë vëllaut tonë nga Prishtina, kryetarit të AKB-së  pasi që pak naj kanë termbur policia serbe– po ne cka të bëjmë ketu që jemi giithnjë me ta..“

z.Mustafa fillimisht ka  falemderuar përzemërsisht z.Shahinit i cili edhe pse nuk ishte në fillim prezent në Preshevë, për shkak pengaseve të policisë kufitare serbe,  lejoi fillimin e projektin në sallën e Kuvendit në Komunën e Preshevës.

Të pranishmëve ju referuan pos kryetarit Ragmi Mustafa dhe Agim Shahinit, kryetar i Alencës së Bizneseve të Kosovës edhe Enver Ferizi, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Menderez Kuçi, Kryetar i OEMVP dhe Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, Lumnije Hjadini (nga Bilaci)  menaxhere e AKB-së etj…

Kjo vizitë edhe përkundër asaj se kishte si për qëllim biznesin në masë të madhe mori padahsje kahje politike e provkuar nga sjelljet e policisë serbe cka u vërejt edhe në pyetjet e shumta të gazetarëve  me të të arritur në Preshvë të Agim Shahinit dhe delegacionit të AKB-së nga Kosova.

 

 *  *  *  *  *

 

Policia serbe në kufi nuk lejon të hyjë në Preshevë kryetarin e AKB-së z.Agim Shahinin, por fille pas katër orësh me intervenimin e Brukselit, Gjenevës dhe misoneve diploamtike ndërkombëtare në Beograd ai ai arri në 0ren 15-të në Preshevë. Dhe tash ka nisur punsimet konfreenca “Javëne biznesit kombëtare” të cili e hapi vete shefi i AKB-së z. Shahini, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Një delegacion i lartë i AKB-së i prirë Agim Shahini, kryetar  me 16 bashkëpunëtorë nga Kosova e Shqipëria  të cilët kishin paralajmërur  të bënin sot në Preshevë promovimin  „Javët e biznesit kombëtar“ por  policia kufitare serbe i ka kthyer mbrapa shefin e delagacionit z.Agim Shahini.  Edhe pas një ore bisedimesh me policinë kufitare , ku ishin prezent edhe përfaqësues nga Lugina ishte e pasukseshme që delgacioni i lartë i AKB-së të hynte në Preshevë, përmes vijës kufitare në Koncul.

 

SHEFI I AKB-SË SOT NË RPESHEVË U PRIT NGA NIKOCIRI RAGMI MUSTAFA, KRYETAR I KOMUNËS SË PRESHEVËS

Projekti mbarëkombëtar ”Javët e Biznesit Kombëtar, i paraparë që të mbahet në Komunën e Preshevës nuk është realizuar sipas parashikimeve të parapara nga organizatorët. Derisa të gjithë përfaqësuesit nga Maqendonia, Shqipëria e Mali Zi, ishin lejuar të hyjnë nw Luginë, delegacioni nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës i shoqëriau edhe nga mediat, nuk është lejuar të kaloj tek kufiri në Konqul nga Policia Serbe, pa kurrfarë arsyetimi. Policia posa kanë arritur makinat zyrtare të Komunës së Preshevës, tek pika kufitare, policia pa kurrfarë arsyetimi ka këkruar që ato të kthehen pas.

Të gjithë përfaqësuesit regauan për mos lejkmin e hyrjes së delegacionit të AKB-së dhe kërkuan sqarime nga qeveira e Serbisë, ajo e Kosovës dhe BE-ja    pse po ndoh një gjë e tillë edhe përkundër marrëveshjes së lëvizjes së lirë.

 

Agim Shahini, kryetar I AKB-së, pas kthimit nga policia serbe, nga zona neutrale  është ankuar në të gjitha insttancat vendëse e ndërkombëtare. “ Ne u kthyem nga pika kufitare, por policia nuk dha ndonjë arsye, duke kërkuar që ne të kthehemi pas edhe pse e gjith aishte e paralajmëruar.  Apelojmë tek institucionet shtetërore dhe tek BE-ja e cila është garantuese  dhe kërkojmë nga BE-ja që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Të respektojnë institucionet e Kosovës dhe të bashkëpunojnë”, tha Agim Shahini nga zona neutral Kosovë- Luginë e Preshevës. Kreu i AKB-së tha se nuk është kjo hera e parë që marrëveshjet janë thyer edhe pas arritjes së tyre.  Qarkullimi i qytetarëv të Kosovës drejt Luginës dhe Serbisë  është shumë i vështirësuar. “Policia na ktheu pa na e dhënë ndonjë përgjigje vetëm e vetëm se jemi një delegacion. Po ashtu edhe pengesat për eksport nga Kosova gjithmonë kanë ardhur nga Serbia, po ashtu edhe pengesat në lirinë e lëvizjes. Kjo është edhe një dëshmi që ka ende për të biseduar dhe kjo trgeon se kosovarët gjithmonë kanë lëshuar pe. Serbët janë ata  që shkaktojnë problemet.

“Ne i sygjerojmë institucioneve të Kosovës që ti rishikojnë menjëherë jo vetëm këtë rast, por edhe të tjerat dhe të marrin vendim konfrom rregullave e marrëvehsjeve që kanë dhe masat e reciprocitetit gjithmonë duhet të respektohen dhe ne në Lugnë jemi si ambasdorë të institucioneve të Kosovës për të promovuar.  Ne u kthyem sepse ishim të padëshiruar nga ky shtet.

Institucionet e Kosovës ti rishikojnë marrëveshjet dhe me këtë të merret edhe BE-ja si garantuese dhe ao duhet të ndikoj që ajo që nënshkruhet të respektohet.

« Ky është një akt i paparesident, skanandal për Serbinë e cila nuk po rrespekton marrëveshjet e nënshrkuara me Prishtinën. Dhe ky kthim mbrapa do t’i kështoj shtrenjtë Serbisë ku do të njohtohen mekanizamt ndërkombëtare si në OKB në Gjenevë ahtu edhe ato në Bruksel, për cka Serbia para botës shtiret si vend demokratik dhe që rrespekton marrëveshjet, që në fakt gjithcka Beogradi vepron të kundërtën.. » i ka deklaruar kryetari i AKB-së z.Agim Shahini agjencisë informative « Presheva Jonë ». Do përkujtuar se ky eshte rasti i dytë që kthehen delegacionet e Kosovës në kufi nga policia  serbe, pas atij me ministrit e diasporës z.Ibrahim Makolli, përrkundër marrëveshjes së arritura mes Prishtinës dhe Beogradit  .

SHPËRNDAJE