Albin Kurti duket se do të ketë vështirësi që ta inkuadroj Vjosa Osmanin dhe listën e saj në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se partia e saj ende nuk ka vendosur që ta kenë në listën e tyre Vjosa Osmanin me bashkëpunëtorë.
Por, burimet tona thonë se në të vërtetë, Albin Kurti ka kundërshti të shumta brenda Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me përfshirjen e Vjosa Osmanit në partinë e tyre.
Sipas tyre, ardhja e Osmanit në Vetëvendosje shihet si negative për shumë arsye. E para, Osmani pretendon numrin 2, ose edhe bartjen e listës nëse Albin Kurti nuk lejohet që të kandidoj për postin e deputetit.
Kjo ka ngjallur pakënaqësi brenda Vetëvendosjes dhe figurave kryesore të saj. Ndërkaq, tjetër brengë e tyre është edhe eklipsimi që Osmani mund t’u bëjë figurave të tjera të partisë të cilat do të mund të dëmtoheshin në procesin zgjedhor.
Ndërkaq që, në Vetëvendosje është diskutuar edhe mundësia që Osmani të fitoj mandatet në emër të partisë së tyre e menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të tërheqë deputetët e saj në një listë të vecantë.
Për këtë arsye, një marrëveshje eventuale në të mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ende mbetet largë ndërkaq fushata zgjedhore pritet të hapet zyrtarisht në muajin janar.