Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të procedoj në seancë të Kuvendit më 4 qershor për votimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar për keqpërdorimet e Ministrisë së Shëndetësisë në kohë pandemie ku jkanë dalë shumë kontrata milionëshe që dëshmojnë se në tre muajt e fubdit janë blerë barëra me çmime shumë të shtrenjta.

Kërkesa për formimin e komiaionit hetimor parlamentar ka ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës të cilën më pas e kanë mbështetur të gjitha Grupet Parlamentare.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në seancën që do të mbahet më 4 qershor Kuvendi të vendosë për përbërjen e komisionit hetimor.

SHPËRNDAJE