Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim asambleistin komunal dhe veprimtarin e komunës së Medvegjës, Muharrem Salihu  i shoqeruar nga Zonja Ferati-Sachsenmaier dhe Arber Pajaziti nga “Alteriava per Ndryshim” ner Terrnoc, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jone”

 

Zotimi për sensibilizimin e situatës në Medvegjë

Tema kryesore e këtij takimi mes znj.Osmsani dhe Muahrrem Salihut ka qenë pozita e shqiptarëve në komunën e Medvegjës, diskrimimie dhe eskodi i shqiptarëve në Luginene Presheves . Salihu theksoi se fokusi kryesor ka qenë tek çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Medvegjë dhe dokumenteve të tyre personale nga ana e autoriteteve serbe. Ai po ashtu ka faleminderuar kryeparlamentaren Osmani për zotimin për sensibilizimin e çështjes shqiptare në tre komunat, sidomos në Medvegjë

Shefja e parlamenti te Kosoves znj. Vjosa Osman ka premtuar z.Salihu se Kosova do te kete nje qasje me serioze pas 6 tetorit 2019 jo vetem pe rMedvegjen por pe rmabre Luginene Presheves

Duke folur per diskrminimin e shiptareve z.salihu ka thene se “Ndërrimi i emërtimeve të rrugëve në territoret shqiptare po vijon me shpejtësi, si një mënyrë për të hequr çdo ditë e më shumë tulla nga identiteti ynë shqiptar. Mjafton që në një ditë të vetme të lëvizësh jashtë komune dhe në mbrëmje e gjen veten pa adresë dhe jorezident në shtëpinë tënde.”

“Heqja e adresave, ndryshimi i emërtimeve shqiptare të rrugëve dhe diskriminimi i vazhdueshëm i të drejtave themelore, mes dëmeve të tjera ka sjellë edhe mohimin për shqiptarët të të drejtës për dokumentacion personal dhe për rrjedhojë edhe heqjen e të drejtës kushtetuese për të votuar.” ka then ne fund s.Salihu na takimi me shefen e  porlamentit te Kosoves Vjosa Osmani.

SHPËRNDAJE