Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për medie në ora 16:00 , në oborrin e Kuvendit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga zyra e Kuvendit të Kosovës.

Ende nuk është bërë e ditur se cila është përgjigja e institutit kombëtar të shëndetësisë në vend lidhur me kërkesën e kryeparlamentares për të parë se a ka kushte që të mbahet seanca e thirrur nga LDK’ja.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë se konferenca e zakonshme pas mbledhjes të Kryesisë së Kuvendit, e kryeparlamentares Vjosa Osmani, sot do të mbahet në orën 16:00, në oborrin e Kuvendit (nga hyrja e deputetëve – holli i Kuvendit).

Ndërkaq, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë pamje në fillim të mbledhjes.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për medie në ora 16:00 , në oborrin e Kuvendit.

SHPËRNDAJE