Me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Hansjörg Walter, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, së bashku me një delegacion nga Kuvendi, nga nesër deri më 9 mars, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Zvicër. …Delegacioni i Kosovës, do të takohet me përfaqësues të lartë të Këshillit Kombëtar të Zvicrës dhe të Këshillit të Shteteve, si dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve të këtij vendi, njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

SHPËRNDAJE