Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri do të jetë në një vizitë zyrtare në Serbi, ku do te pritet nga Kryeministrja e i Republikës së Serbisë, Ana Brnabic, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Pas një ser takimesh Xhaferi do të flasë edhe në parlament ne Beograd. Opozita serbe është kundër pranisë së tij në sallën e kuvendit, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar në kryeqytet.

Një delegacion nga parlamenti i Maqedonisë i drejtuar nga kryetari i kuvendit Talat Xhaferri do të jetë në një vizitë zyrtare në kuvendin e Serbisë. Disa deputetë serbë nuk e kanë pritur mirë lajmin për faktin se në Kuvendin e Serbisë do të mbajë fjalën e tij Talat Xhaferi, një figurë e partisë shqiptare BDI, në biografinë e të cilit thuhet se ka qenë një oficer i lartë i UÇK-së. Xhaferi, menjëherë pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Kuvendit të Maqedoisë, ka vendosur flamurin shqiptar në zyrën e tij, ndërkohë që shumë deputetë serb kanë thënë se do të bojkotojnë vizitën e Xhaferit në parlamentin serb, duke mos marrë pjesë në seancë. Një muaj më parë lideri i radikalëve serbë Vojisllav Sheshel, sulmoi një delegacion të Kuvendit të Kroacisë, duke djegur flamurin kroat. Veprim që tensionoi shumë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Sheshel është shprehur kundër së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi në Serbi, duke thënë se është problem i Shkupit zyrtar që ai është kryetar i Kuvendit të këtij shteti. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se nuk e dinte se kush e kishte ftuar kryetarin e parlamentit maqedonas në Beograd.

Sheshel shtoi se sikur të kishte qenë ai kryetar i parlamentit serb nuk do ta kishte bërë një ftesë të tillë, as dhe për hir të marrëdhënieve të mira me Shkupin.

SHPËRNDAJE