frrrrKryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë dje në mbrëmje se gjokset e zhveshura e përfaqësojnë Francën më mirë se shamitë.

Me këto komente, ai ka nxitur kritika në shpërthimin e fundit të mosmarrëveshjes së hidhur politike për burkinit, shkruan e përditshmja më e madhe britanike The Guardian, përcjell Express.

Valls, i cili po ashtu është grindur me ministrin francez të Arsimit për përkrahjen që ua ka dhënë kryetarëve të Komunave franceze të cilët e kanë ndaluar veshjen e burkinive – veshje notimi që mbulon tërë trupin – në plazhe, dha një fjalim dje në mbrëmje në të cilin ai lavdëroi gjokset e zhveshura të Marianne, simbolit kombëtar të Republikës së Francës.

“Marianne ka gjokse të zhveshura sepse ajo po ushqen popullin! Ajo nuk është e mbuluar, sepse është e lirë! Kjo është Republika!” tha ai gjatë një tubimi qeveritar

SHPËRNDAJE