Kryetari i AKR-së, kërkon urgjentisht të pezullohet dialogu Kosovë – Serbi

 

Sipas raportimeve sot do të përurohet linja hekurudhore Beograd–veri i Kosovës, disa zyrtarë këtë veprim e kanë quajtur ilegal, ndërsa kreu i AKR-së Behxhet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa të reagojë duke e pezulluar dialogun Kosovë – Serbi.

 

“Serbisë i duhet dhënë leksion. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha vëprimet që bën karshi Republikës së Kosovës. Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut. Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago!”, ka shkruar i pari i AKR-së në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

 

Treni është nisur nga Beogradi në ora 8:30 të mëngjesit dhe pritet të vijë në Kosovë në mbrëmje

 

SHPËRNDAJE