Në kuadër të vizitës në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, u prit sot në një takim nga kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli.

http://www.botasot.info/img/krasniqi_topalli.jpgTema thelbësore të këtij takimi ishin zhvillimet aktuale në dy vendet, e në këtë kontekst edhe bashkëpunimi ndërmjet dy kuvendeve. Të dy homologët ishin të mendimit se ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë janë duke u zhvilluar takime të shpeshta pune, si në nivel të kuvendeve ashtu edhe të komisioneve, që kanë për qëllim shtimin e bashkëpunimit në fushën legjislacionit e në segmente të tjera.

Bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se bashkëpunimi duhet të thellohet edhe ndërmjet institucioneve tjera. Mundësi të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tashmë po ofron edhe Udha e Kombit, e cila pos në komunikim, sjell efekte edhe në lëmin e turizmit dhe në zhvillimin e lëmenjve tjerë të ekonomisë.

Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi ftoi kryeparlamentaren Topalli, që në një periudhë të afërt, të vizitojë Kosovën, ftesë kjo që u prit me kënaqësi.

SHPËRNDAJE