Kryetari i qytetit të tretë më të madh të Japonisë, Osaka, Ichiro Matsui, po përballet me një reagim publik pasi ai tha se burrat duhet të jenë në krye të detyrës për produktet ushqimore, pasi gratë vonohen shumë – ndërsa zyrtarët përpiqen të parandalojnë mbipopullimin në dyqane në mes të pandemisë së coronavirusit.

“Grave iu duhet kohë e gjatë për të blerë produkte ushqimore, sepse ato shfletojnë produkte të ndryshme dhe vlerësojnë se cili opsion është më i miri”, tha Matusi në një konferencë për shtyp.

“Burrat shpejt e kapin një produkt, në mënyrë që mos të vonohen në supermarket – kjo shmang kontaktin e ngushtë me të tjerët”, tha ai.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, numri i rasteve të konfirmuara të virusit është rritur në javët e fundit, kjo pasi Japonia ka konfirmuar 13 mijë raste, dhe 330 të vdekur.

Kjo rritje ka parë një sërë kufizimesh të reja të vendosura në të gjithë vendin. Të enjten kryetari i bashkisë Osaka, Ichiro Matsui, deklaroi se blerja e produkteve nga meshkujt do të zvogëlonte përhapjen e mundshme të virusit.

SHPËRNDAJE