Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shpërndarë disa fotografi, teksa tregoi për qëndrimin e saj në Krushë të Madhe, këtë të martë.

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk ishin kursyer as gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Çitaku ka thënë se Krusha e Madhe është sinonim i rilindjes dhe rimëkëmbjes.

“Sot në Krushë të Madhe. Në vendin ku ia kujtojmë vetes dhe gjeneratave që do të vijnë, çmimin e lartë të lirisë. Në vendin i cili falë grave si Fahrija, nuk është më vetëm sinonim i dhimbjes dhe sakrificës, por edhe sinonim i rilindjes dhe rimëkëmbjes”, shkroi ajo.

Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë më 25 mars të vitit 1999, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël në afërsi të Rahovecit, forcat serbe kryen një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

Më 26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit forcat serbe kishin masakruar 243 persona dhe kishin shkatërruar 893 shtëpi private e shoqërore.

Maskara në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.

SHPËRNDAJE